BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëVoskopoja dhe Dardha, destinacionet turistike që presin investimet e bashkisë

Voskopoja dhe Dardha, destinacionet turistike që presin investimet e bashkisë

Ndërtimi i pistave të skive dhe komplekseve dimërore që do të shndërronin Voskopojën dhe Dardhën në pika të rëndësishme të turizmit malor, duke konkuruar me vendet fqinje, ende presin investimet e bashkisë. Edhe pse kreu i saj, Sotiraq Filo, i premtoi që vitin 2015, banorëve të këtyre zonave dhe turistëve u duhet ende të presin për t’i parë ato të realizuara.


“Parashikojmë mbështetjen me grant për ndërtimin e rrjetit të 50 bujtinave tradicionale në qytetin e Korçës dhe zonave turistike, ndërtimin e pistës së skive dhe kompleksit turistik dimëror në Dardhë dhe Voskopojë, ngritjen e rrjetit të Zyrave të Informacionit Turistik në qytet dhe fshatra turistikë…”, – u shpreh kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo më 2 qershor 2015 në një intervistë për BIRN.

Faktoje e verifikoi për të dytin vit, mbajtjen e këtyre premtimeve nga ana e kreut të Bashkisë.  Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion Bashkisë Korçë për të marrë informacion nëse janë bërë këto investime.

Kërkesa dërguar bashkisë Korçë, 12 Gusht 2021

Sipas përgjigjes nga Bashkia Korçë, pista publike në Dardhë është funksionale jo në ndërtim.

Faktoje shkoi në Dardhë më datë 23 tetor. Në fshatin që gjendet rreth 20 kilometër larg qytetit, konstatuam që pista për të cilë bashkia shprehet se është funksionale, rezulton të një investim privat dhe jo i financuar nga ana e bashkisë Korçë. Kjo pistë është shumë larg të qenit një pistë e mirëfilltë skish, për shkak të mungesës së infrastrukurës.

Foto nga pista e vetme që ndodhet në Dardhë

“Kjo është pista e vetme në Dardhë, këtu vijnë shumë qytetarë përgjatë stinës së dimrit. Aq sa duhet të parkosh makinën 1 km e të ngjitesh në këmbë. E gjitha infrastruktura dhe investimet janë të financuara nga ne.”- shprehet një ndër pronarët e pistës private.

Shto një banor që thotë se do të ishte shumë mirë për turizim dhe për të gjithë zonën nese do të kishte kompkese, apo dhe nje piste skish me infrastrukturen e duhur.

Voskopoja, një tjetër destinacion shumë i frekuentuar turistik në zonën e Korçës, nuk ka një pistë skish, madje sipas bashkisë Korçë ende nuk ka një projekt të tillë.

“Nuk ka asnjë projekt konkret mbi një pistë skish në Voskopojë”- thuhet në përgjigjen e Bashkisë Korçë.

Përgjigja e bashkisë Korçë, datë 19 Gusht 2021

Të njëjtën gjë shprehin dhe banorët.

“Nuk kemi dëgjuar një projekt të tillë. Janë përralla të bashkisë ato.”-tregon një banor rreth të 60-ave.

Këto investime sipas qytetarëve do ti shërbenin shumë zonës si në përmirësimin e shërbimit të turizmit dhe të zhvillimit ekonomik të banorëve në atë zonë. Ato shprehen se nëse do të ndërtoheshin pista skish me të gjithë infrastrukturën e duhur shumë qytetarë do të zgjidhnin Voskopojën dhe Korçën për pushimet dimërore se sa vendet fqinje.

Pas 6 viteve Dardha akoma pa një zyrë turistike informacioni

Një tjetër premtim ishte që Dardha do të kishte një zyrë turistike informacioni për turistët që do ta vizitonin. Sipas përgjigjes së bashkisë Korçë kjo zyrë ndodhet në të njëjtën hapësirë me muzeun Foto-Historik në Dardhë. Faktoje ishte tek Muzeu foto-historik, por aty nuk konstatoi asnjë zyrë turistike informacioni. Vetë muzeu atë ditë ishte i mbyllur dhe jashtë tij nuk kishte asnjë tabelë që tregonte se aty ndodhet një zyrë informacioni.

Foto nga muzeu Foto-Historik në Dardhë

Edhe nga komunikimi që kishte me banorë të ndryshëm, askush nuk kishe dijeni për një zyrë të tillë.

“Nuk ka një zyrë të tillë informacioni me sa dimë ne. Nuk kemi dëgjuar, e vetmja që është ndodhet në Voskpojë.”- tregon Ada, banore e Dardhës.

Ndryshe është situata në Voskopojë. Aty ka një zyrë turistike informacioni, e cila është funksionale për turistët.

Foto nga zyra turistike në Voskopojë

“Kjo është zyra e vetme e informacionit ku turistët mund të marrin informacione se çfarë ofron Voskopoja”- tregon punonjësja e zyrës turisitike në Voskopjë.

E pyetur nga Faktoje për ndërtimin e një zyre tjetër informacioni, punonjësja përgjigjet:

“Në dijeninë time nuk ka një plan të tillë. Unë kam 6 muaj që kam ardhur dhe nuk kam dëgjuar asgjë, as më është lajmëruar.”

Pas informacioneve zyrtare të marra nga bashkia Korçë dhe pas verifikimit në terren, premtimin e kryebashkiakut Filo për ndërtimin e pistave të skive për Dardhën dhe Voskopojën, si dhe komplekseve dimëror dhe zyrave turistike (përveç njërës në Voskopojë) do ta kategorizojmë Të Pambajtur.

 

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img