BallinaFaktometerE Pavërtetë"Viti i sigurisë rrugore", Lleshaj: Muaji janar me bilanc pozitiv

“Viti i sigurisë rrugore”, Lleshaj: Muaji janar me bilanc pozitiv

MARJO BRAKAJ

Aksidentet rrugore e sidomos ato me pasojë vdekjen mbeten fenomen shqetësues në Shqipëri, por ministri i Brendshëm, Lleshaj deklaroi se muaji janar i këtij viti paraqitej me bilanc pozitiv. “Faktoje” ballafaqoi deklaratën e ministrit Lleshaj me të dhënat e raportuara nga institucionet zyrtare.


Pas bilancit tragjik, 227 aksidente me pasojë vdekjen në vitin 2019, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Balluku u zotuan për angazhim maksimal për uljen e aksidenteve rrugore për vititn 2020. Në nismën “2020, viti i sigurisë rrugore, ministrat Lleshaj dhe Balluku njoftuan masa e reja me qëllim uljen e “njollave të zeza” në rrugë.

Ndërkohë përmes një postimi në Facebook më 27 janar, ministri Lleshaj shprehej se viti 2020 do jetë viti i sigurisë rrugore dhe se bilanci i muajit janar rezultonte me bilanc pozitiv.

Radarët e rinj “TruCam”, ashpërsimi i gjobave dhe  rregullimi i kuadrit ligjor duket se nuk kanë ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Përkundrazi, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, në muajin janar janë shënuar 506 aksidente nga të cilat kanë humbur jetën 16 persona. Nga të dhënat e QKUM, rezulton se gjatë muajit janar 2020 janë regjistruar 506aksidente nga të cilat 112 me rrezikshmëri të lartë.

Të dhëna të publikuara nga Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore

Të dhëna të përgatitura nga “Faktoje”

Edhe muaji shkurt u karakterizua nga rritje e numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë mujit shkurt 2020 humbën jetën 12 persona, 4 më shumë se në të njëjtën përiudhë të vitit paraardhës.

Nga të dhënat e INSTAT, lidhur me akisdentet rrugore me pasojë vdekjen gjatë tre viteve të fundit si dhe të dhënave të muajit janar 2018, 2019 si dhe të dhënave të QKUM rezulton se aksidentet rrugore me pasojë vdekjen janë në trend rritës. Për këto arsye, deklarën e ministrit Lleshaj do e kategorizojmë si të “Pavërtetë”.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img