BallinaAktualitetCovid-1910 përditësime pozitive mbi shpërthimet e COVID-19 nga rreth e rrotull botës

10 përditësime pozitive mbi shpërthimet e COVID-19 nga rreth e rrotull botës

Përshtatur nga Good News Network

Nëse ju duket se lajmet janë të mbushura me përditësime negative rreth shpërthimeve të COVID-19, mos kini frikë – ka plot të reja pozitive mbi pandeminë gjithashtu.

Më poshtë ju sjellim një listë me tituj pozitivë rreth përgjigjes ndaj koronavirusit nga rretherrotull botës.

1. Hulumtuesit amerikanë u japin vaksinën e parë për COVID-19 vullnetarëve në një program testimi eksperimental

Shkencëtarët në Institutin e Hulumtimit Kaiser Permanente Washington në Siatëll sollën raundin e parë të vaksinave potenciale të koronavirusit për një duzinë me vullnetarë optimistë më parë gjatë kësaj jave.

Një prej vullnetarevve për testin e vaksinës është  Jennifer Haller, 43 vjeç, mama e dy adoleshentëve. Ajo ishte e buzëqeshur kur iu tha reporterëve të AP se “ndjehej shkëlqyeshëm” ndërsa largohej nga klinika. “Kjo është një mundësi fantastike në mënyrë që unë të bëj diçka”, shtoi ajo.

2. Distileritë në Shtetet e Bashkuara po bëjnë dezinfektuesit e tyre të duarve që t’i shpërndajnë falas

Mes mangësisë kombëtare të dezinfektuesve të duarve, distileritë e alkoolit në Atlanta, Portland, Xhorxhia rurale dhe Karolinën e Veriut kanë filluar të përdorin kapacitetet për të bërë produktet e tyre të higjenizimit.

Që nga momenti kur Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pastrimi i duarve me bazë alkooli mund të ndihmojë të vrasë viruset në duar, shumë nga distileritë thonë se shpresojnë që të vazhdojnë të prodhojnë higjenizuesit e tyre derisa përhapja e virusit të jetë kufizuar.

3. Ndotja e ajrit bie në qytetet me përqindje të mëdha personash në karantinë

Foto nga NASA

Llogaritjet satelitorë të nivelit të ndotjes së ajrit në Kinë dhe Itali tregojnë se rajonet që janë goditur më shumë nga COVID-19 kanë gjithashtu rënie drastike të nivelit të ndotjes së ajrit.

Disa raportime përllogarisin se karantina e Kinës ka kursyer hyrjen në atmosferë të më shumë se 100 milionë metrave kubë të emetimeve të dioksidit të karbonit, i cili është I barabartë me sasinë që Kili prodhon në një vit.

Efekte të tilla të ngjashme raportohen edhe për Italinë, por kanalet dhe rrugët ujore të Venecias raportohen se janë më të pastra se kurrë, me ujërat që shkëlqejnë si kristali në mungesë të naftës së lëshuar nga varkat dhe papastërtitë e gondolave.

4. Hulumtuesit e universitetit John Hopkins thonë se antitrupat e marrë nga pacientët me COVID-19 mund të ndihmojnë për të mbrojtur personat e rrezikuar

Një imunologjist nga universiteti John Hopkins po ringjall një mjekim shekullor të derivuar nga gjaku për ta përdorur në Shtetet e Bashkuara, me shpresën për e ngadalësimit të përhapjes së sëmundjes.

Kjo teknikë përdor antitrupa nga plazma e gjakut të njerëzve që janë shëruar nga infeksioni i COVID-19, për të rritur imunitetin e pacientëve të rinj të infektuar dhe të atyre që janë në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje.

5. Shpërthimi në Korenë e Jugut po zvogëlohet ndërsa numri i të shëruarve tejkalon numrin e infektimeve të reja për 3 ditë rresht

Sipas Reuters, Koreja e Jugut ka regjistruar më shumë raste të shëruarish nga COVID-19 më 6 mars sesa infektime të reja, për herë të parë që kur ky vend përjetoi shpërthimin më të madh aziatik jashtë Kinës.

Qëkur shpërthimi i koronavirusit të ri u raportua për herë të parë në Korenë e Jugut në janar, ky vend arriti kulmin e 909 infektimeve të reja më 29 shkurt. Megjithatë, tani Reuters raporton se numri në rënie i infektimeve të reja ka vazhduar të bjerë, me më shumë se 100 raste të reja të raportuara për disa ditë rresht.

6. Kina feston disa arritje në shërime me spitalet e përkohshme që mbyllen dhe parqet që rihapen

Turmat me stafet mjekësore dhe pacientët e rekuperuar u filmuan duke festuar mbylljen e 14 spitaleve të përkohshme që u hapën në Ëuhan për të trajtuar pacientët e COVID-19 gjatë periudhës më të rëndë të shpërthimit.

Autoritetet thanë për South China Morning Post këtë javë se virusi më në fund e ka tejkaluar kulmin e vet ndërsa vendi përjetoi vetëm 11 raste të reja më 13 mars, shumica e të cilave vinin nga udhëtarët ndërkombëtarë.

Ndërsa shpërthimi më në fund u soll nën kontroll, parqet dhe atraksionet turistike po rifillojnë ngadalë të rihapen për publikun në mënyrë të kujdesshme.

7. Hulumtuesit australianë po testojnë dy barna të reja si kura potenciale për virusin

Në Universitetin e Qendrës Queensland për Hulumtim Klinik, shkencëtarët kanë zbuluar se dy mjekime të ndryshme – të dyja të regjistruara dhe të disponueshme në Australi – kanë zhdukur plotësisht gjurmët e sëmundjes në tubat e testimit.

Profesor David Paterson, drejtor në Qendrës Queensland për Hulumtim Klinik dhe fizikan i sëmundjeve infektive

Jo vetëm kjo, barnat iu dhanë disa nga pacientëve të parë me COVID-19 në këtë vend, tek të cilët rezultoi “zhdukja e virusit dhe shërimi i plotë nga infektimi,” thanë hulumtuesit për news.com.au.

8. Uber Eats po mbështet industrinë amerikano-veriore të restoranteve duke hequr kostot e transportit për 100,000 restorante

Ndërsa restorantet përgjatë Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara janë të detyruara të mbyllen në mënyrë të përkohshme për shkak të COVID-19, Uber Eats ka njoftuar se do të heqin kostot e transportit për restorante të pavarura.

“Ne e dimë se suksesi i çdo restoranti varet nga kërkesa e klientit,”- tha kompania në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse po punojmë në mënyrë urgjente për të dërguar porosi drejt restoranteve të pavarura në Eats, për të ndihmuar që të kompensohet ngadalësimi i konsiderueshëm i konsumit në restorante.

“Ndërsa më shumë klientë po zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, ne kemi hequr koston e transportit për më shumë se 100 mijë restorante përgjatë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë në Uber Eats. Ne do të nisim gjithashtu fushata marketingu të dedikuara në mënyrë ditore – edhe nëpërmjet aplikacionit, edhe nëpërmjet e-mailit – për të promovuar dërgesat nga restorante lokale, veçanërisht ato që janë të rinj në përdorimin e aplikacionit.”

9. Shkencëtarët holandezë dhe kanadezë po raportojnë hulumtime të rëndësishme në trajtimin e virusit

Foto nga Universiteti Sunnybrok

Shkencëtarët nga Kanadaja dhe Holanda kanë bërë gjetje të rëndësishme mjekësore. Në Toronto, një skuadër hulumtuesish ia doli që të izolojë agjentin përgjegjës për shpërthimin aktual të COVID-19, i cili do të ndihmojë hulumtuesit në botë që të zhvillojnë testime më të mira diagnostikuese, kura dhe vaksina.

“Hulumtuesit nga këto institucione të klasit botëror u bashkuan për të izoluar në mënyrë të suksesshme virusin në vetëm disa javë,” tha Dr. Rob Kozak, një mikrobiologjist klinik në Qendrën e Shkencës Mjekësore Sunnybrook. “Kjo demonstron gjërat fantastike që mund të ndodhin kur ne bashkëpunojmë.”

Ndërkohë, hulumtuesit holandezë kanë paraqitur për botim një punim shkencor mbi mënyrën se si identifikuan një antitrup për virusin – dhe ky mund të jetë i pari në botë.

10. Një sërë mënyrash të tjera se si njerëzit dhe bizneset po mbështesin njëri-tjetrin gjatë shpërthimit të virusit në Amerikë

Foto nga Martha Heinemann, CC

Dollar General ka njoftuar se ata do të përcaktojnë një orar blerjesh për klientët e moshuar. Atletët dhe ekipet sportive po zotohen që të paguajnë pagat e punonjësve të arenave dhe stadiumeve gjatë mbylljes së aktiviteteve sportive. Kompanitë utilitare, prodhuesit e makinave dhe siguruesit e internetit po heqin një sërë gjobash për vonesa dhe pagesa për të lehtësuar barrën financiare. Shkolla të ndryshme përgjatë vendit po hapin dyert për t’u shërbyer ushqime fëmijëve dhe familjeve.

Në total, situata e pandemisë mund të duket e zymtë, por këto janë vetëm disa nga shembujt sesi bizneset apo individët ende po kujdesen për njëri-tjetrin gjatë periudhave të vështira.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img