Ora 20:00 – Përfundon procesi i votimit për zgjedhjet e 14 Majit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet vendore të 14 Majit në të gjithë vendin.
Ora 19:00 – Përfundon orari zyrtar i votimeve
Ora 18:00 – Pjesëmarrja në votime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se pjesëmarrja totale në zgjedhjet e së dielës deri në orën 18:00 rezulton 36.39%.

Ora 17:30 – KQZ deklaratë për media
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi në konferencë për media në oran 17:30 njoftoi gjetjet e KQZ.

Ora 17.00 – Pjesëmarrja në votime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se pjesëmarrja totale në zgjedhjet e së dielës deri në orën 17:00 rezulton 34.54%.

Ora 16.00 – Pjesëmarrja në votime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se pjesëmarrja totale në zgjedhjet e së dielës deri në orën 16:00 rezulton 32%. Në të njëjtën orë në vitin 2021 patën votuar 41% e zgjedhësve.

Ora 15.00 – Yuri Kim flet nga Vlora
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim po vëzhgon procesin zgjedhor nga Vlora.

Ora 14:15 – KQZ, Konferencë për mediat
Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi bëri një përmbledhje të incidenteve dhe problematikave të ndodhura deri në mesditë.

Ora 13:00 – Pjesëmarrja në votime
Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 në rang vendi raportohet të jetë 24.02%.

Ora 11:00 – Ambasadorja e BE-së flet nga Elbasani
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann u bëri thirrje nga Elbasani qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes vendore.

Ora 10:30 – Kërkohet ndihma e policisë në KZAZ Nr.24 në Durrës
Rreth orës 10:30, Komisioni i Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, Durrës, bazuar në urdhrin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e vendimit, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi dhe kanë larguar nga ambientet e kësaj Qendre, personat e paautorizuar dhe ata që pengonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.
Ora 09:30 – Procedohet penalisht Lefter Maliqi, kandidat për kryetar bashkie Kuçovë
Policia raporton se është proceduar penalisht kandidati I PD-së në Kuçovë, Lefter Maliqi. Sipas policisë së Kuçovës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Sh., se shtetasit L. M. dhe M. H. e kishin fyer me fjalë, i kanë shoqëruar në Komisariat, këta dy shtetas, si dhe kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, në lidhje me këtë rast.

Ora 07:30 – Probleme me identifikimin elektronik
Që në nisje të procesit të votimit u raportua për probleme me pajisjen e identifikimit pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Problematika u hasën në Tiranë, Korçë, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Kamzë, Shijak, Kavajë, Shkodër, Himarë, Dibër, Pogradec, Lezhë.
Ora 07:00 – Nisi procesi i votimit
Procesi i votimit nisi zyrtarisht në orën 07.00 të së dielës.
Në përditësim…