BallinaFaktometerE PavërtetëVeliaj: Numri i turistëve në 2019-n në Tiranë, tejkaloi numrin e banorëve

Veliaj: Numri i turistëve në 2019-n në Tiranë, tejkaloi numrin e banorëve

Në kohën e pandemisë, diskutohet sesi do të rimëkëmbet turizmi pas pasojave dramatike që la Covid-19, duke bërë krahasimet me shifrat para se ai të shfaqej. Në një intervistë televizive kryetari i bashkisë Tiranë Veliaj deklaroi se vitin e kaluar numri i turistëve e kalonte edhe numrin e banorëve te kryeqytetit. “Faktoje” kërkoi informacioni për të dy këta tregues, por llogaritë dalin ndryshe.

‘Në 2019 për herë të parë patëm më tepër turistë sesa banorë”-u shpreh Veliaj. Nisur nga  kjo deklaratë  “Faktoje” verifikoi  të dhënat e turistëve që kanë vizituar  Tiranën për vitin që lamë pas dhe i krahasoi ato me numrin e banorëve për të njëjtin vit.

Sipas INSTAT në 2019-n në Tiranë numëroheshin 906 166 banorë

Ne pyetëm bashkinë e Tiranës sa turistë kanë vizituar Tiranën gjatë vitit 2019.Gjithashtu në të njëjtën kohë pyetëm edhe ministrinë e Turizmit.

Kërkesa e parë drejtuar Bashkisë:

Pasi Bashkia refuzoi të kthejë përgjigje ne ri-dërguam një kërkesë tjetër më të detajuar në lidhje me vizitorët dhe pikat që vetë Bashkia e Tiranës u sugjeron turistëve për t’i vizituar.

 

Kërkesa e dytë:

 

Pas kësaj kërkese Bashkia u përgjigj se jo të gjithë objektet e lartprmendura lartëpërmendura menaxhohen prej saj. Nga lista e gjatë e sugjerimeve, bashkia kishte të dhëna vetëm për dy prej tyre.

Përgjigjjia e Bashkisë Tiranë:

Nga përgjigjja që na ka ktheu ministria për numrin e turistëve vitin e kaluar, rezulton se Tiranën (zonat e mbrotjura) e kanë vizituar thuajse 152 000 turistë.

 

Ministria e Turizmit na vuri në dispozicion edhe shifrat e vizitorëve në Muzeun Historik dhe Muzeun e përgjimeve “Shtëpia e gjethes”, për vitin 2019.

Edhe duke mbledhur të gjitha shifrat për kategoritë e ndryshme të vizitorëve sipas Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Turizmit, për vitin 2019, kemi thuajse 250 mijë turistë, ose thuajse 4 herë më pak sesa numri I banorëve të Tiranës, siç deklaron kryebashkiaku Veliaj. Për këtë arsye deklaratën e tij do ta kategorizojmë Të Pavërtetë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img