BallinaFaktometerE PavërtetëRama: Me Maqedoninë kemi numrin më të madh të marrëveshjeve

Rama: Me Maqedoninë kemi numrin më të madh të marrëveshjeve

Në datën 14 dhjetor të vitit 2017 Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë zhvilluan takimin e parë të përbashkët në Pogradec. Gjatë fjalës që kryeministri Rama mbajti në këtë takim u renditën shumë tema me interes të përbashkët për forcimin e lidhjes midis dy vendeve fqinje. Rama deklaroi se me Maqedoninë, Shqipëria kishte  numrin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara, por kur Faktoje bëri një verifikim, rezultoi se vendin e parë për numrin e tyre e ka Serbia, e ndjekur nga Mali I Zi!

“Me Maqedoninë, ne kemi numrin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara me ndonjë vend në rajon”-u shpreh Rama gjatë takimit dypalësh të qeverive të Tiranës dhe Shkupit, i cili u mbajt në Pogradec.

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” komunikoi me disa nga ambasadat shqiptare në vendet e rajonit: Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Kosovë.

Përmes përgjigjes së saj ambasada e Maqedonisë na drejtoi tek faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë faqe gjetëm se mes dy shteteve janë nënshkruar deri më sot 22 marrëveshje, ku e  fundit sipas tyre është bërë në vitin 2016.

Ambasada e  dytë me të cilën “Faktoje” komunikoi ishte ajo e Malit të Zi. Sipas përgjigjes që morëm, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë nënshkruar 52 marrëveshje deri më sot nga të cilat deri në vitin 2018 ka 50 të tilla.

Një pjesë nga dokumenti i dërguar:

Në përgjigjen që  morëm nga ambasada shqiptare në Serbi mësuam se  deri më sot janë nëshkruar 62 marrëveshje ku e fundit  është në vitin 2015.

Një pjesë nga dokumentacioni i dërguar për “Faktoje” :

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve Të Jashtme ne kërkuam po ashtu edhe numrin e marrëveshjeve që Shqipëria ka nënshkruar me Kosovën dhe sipas këtij institucioni rezultojnë rreth 28 të tilla.

Nga verifikimet e kryera, na rezultoi se numrin më të madh të marrëveshjeve Shqipëria nuk e ka me Maqedoninë, por me Serbinë dhe Malin e Zi. Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e Kryeministrit Rama do ta kategorizojmë Të Pavërtetë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img