.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaVeliaj: Nuk do japim asnjë leje ndërtimi

Veliaj: Nuk do japim asnjë leje ndërtimi

KLEVIS PALOKA

Një nga premtimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 2015-s në Tiranë, ishte se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi.

Duke u nisur nga ky premtim i Veliajt në 2015, ‘’Faktoje’’ vendosi që të vëzhgojë nga afër situatën në terren për të verifikuar këtë premtim. Si fillim i dërguam një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës duke e pyetur nëse janë dhënë leje ndërtimi që nga viti 2015 deri në tetor të 2018-ës, koha kur iu dërgua kërkesa për informacion. Sipas Bashkisë Tiranë na u qartësua se nga viti 2015 deri në tetor të këtij viti janë dhënë gjithësej 258 leje ndërtimi për objekte të ndryshme.

Ndër këto 258 leje, 171 prej tyre janë dhënë për godina më shumë se njëkatëshe dhe për pallate në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë në listën prej 87 lejesh të tjera dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtime,  përfshihet stadiumi kombëtar “ Arena Kombëtare” me një kullë 99.7 metra të lartë, përfshihen gjithashtu edhe leje ndërtimi për qendra të reja shëndetësore, leje për rikonstruksion dhe leje për ndërtim të mureve rrethuese.

Duhet theksuar gjithashtu se në vitin 2015, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi pasi kjo gjë ishte e ndaluar nga një vendim i Këshillit të Ministrave, ndaj lejet e dhëna nga Bashkia e metropolit shqiptar i përkasin periudhes 2016 – tetor 2018.

Duke qënë se Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi, ndryshe nga ç’deklaroi apo nga ç’nënkuptonte kreu i këtij institucioni, premtimin e kryebashkiakut Veliaj do ta kategorizojmë si të PAMBAJTUR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img