BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëPërgjigjet e Ahmetajt për investimet e huaja në Shqipëri

Përgjigjet e Ahmetajt për investimet e huaja në Shqipëri

KLEVIS PALOKA

“ 486 milionë euro të investuara në 6 mujorin e parë, ska dalë akoma bilanci i pagesave për nëntëmujorin e 2018-ës. Po të bëj një llogari, i mbaj mend shifrat, 2017 ka qënë 908 milionë euro, 2016 ka qënë 930 milionë euro, 2015 ka qënë diku rreth 870-880 milionë euro dhe pastaj më poshtë deri tek 500-600 milionë ndër vite më parë”.

Kështu shprehej ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në emisionin “5 pyetje nga Babaramo

Duke u nisur nga kjo deklaratë e kreut të financave, “Faktoje” kontaktoi me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ta pyetur në lidhje me shifrat e investimeve të huaja në vend. Përgjigjja e Ministrisë ishte se nuk disponojnë të dhëna mbi investimet e huaja në Shqipëri.

Më pas iu drejtuam Bankës së Shqipërisë, për t’i pyetur po në lidhje më investimet e huaja në Shqipëri. Sipas Bankës së Shqipërisë investimet e huaja direkte në vendin tonë në vitin 2015 kanë qënë 890.35 milionë euro, në 2016 kanë qënë 942.55 milionë euro, në vitin 2017 kanë qënë 899.87 milionë euro, ndërsa për 6-mujorin e 2018-es, investimet e huaja ishin 493.89 milionë euro. Ndërkaq për vitet e mëparshme investimet e huaja kanë qënë si më poshtë: Në vitin 2013 kanë qënë 944.76 milionë euro, në 2012-ën 712.93 milionë euro, në 2011-ën 754.95 milionë euro, në 2010-ën 823.58 milionë euro dhe në 2009-ën ishin 716.91 milionë euro.

Duke nisur se disa nga shifrat e dhëna nga ministri Ahmetaj me të dhënat e Bankës së Shqipërisë nuk përputhen plotësisht me njëri-tjetrin, por kanë një përafërsi dhe duke qënë së deklarata e ministrit se investimet e huaja përpara vitit 2015 kanë qënë më poshtë se të tjerat dhe kanë qënë afërsisht 500-600 milionë, shifra të cilat nuk përputhen me ato të Bankës, pasi në vitin 2013 ishte edhe viti i investimeve rekord me 944 milionë euro, deklaratën e ministrit Ahmetaj do ta kategorizojmë GJYSMË TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img