BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookUrdhër i Putin për shkatërrimin e vaksinave keqinterpretim i një lajmi satirik

Urdhër i Putin për shkatërrimin e vaksinave keqinterpretim i një lajmi satirik

Një lajm që po qarkullon në rrjete sociale me pretendimin se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shkatërrimin e vaksinave anti-Covid është i rremë. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se ky lajm e ka origjinën në një faqe satirike.

——————————————————

Në çfarë duket si një përpjekje për të bashkuar konspiracionistët anti-vaksinë me narrativat pro-Putiniste, në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon pretendimi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar shkatërrimin e të gjithë vaksinave anti-Covid.

Postimi shoqërohet edhe me një screenshot të lajmit origjinal, i cili është shfaqur për herë të parë në faqen online Real Raw News, më 4 mars 2023. 

Në tekstin e këtij artikulli shpjegohet, ndër të tjera, se Putin e ka dhënë këtë urdhër pasi Rusia kishte parë një rritje të madhe në infektimet me HIV tek personat që kishin marrë 3 ose më shumë doza vaksina. Sipas artikullit, megjithëse Putini vetë mbetet “i paprekur”, pra i pavaksinuar, njëra nga vajzat e tij ishte diagnostikuar me HIV pas dozës së tretë të vaksinës. Për mbyllje, artikulli pretendon se Putin ka urdhëruar ekzekutimin e 130 shkencëtarëve përgjegjës për krijimin e vaksinave ruse anti-Covid, Sputnik.

Nëse këto pretendime tingëllojnë qesharake, kjo është sepse, siç faqja Real Raw News deklaron në vetë-përshkrimin e saj, ajo “përmban humor, parodi, dhe satirë.“

Për të larguar më tej dyshimet, vaksinimi ndaj Covid-19 në Rusi është duke vazhduar me ritme normale. Në 4 mars, Ministria e Shëndetësisë ruse tha për agjencinë e lajmeve RIA Novosti se kishte dërguar doza shtesë të vaksinës anti-Covid Sputnik V në Moskë, duke iu përgjigjur raportimeve në mediat ruse se kryeqytetit i kishin mbaruar dozat e para që kishin marrë.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img