BallinaFaktometerE PavërtetëIndia nuk shkeli protokollin e pritjes për ministren e jashtme gjermane

India nuk shkeli protokollin e pritjes për ministren e jashtme gjermane

Një “incident” i keqinterpretuar në protokollin e pritjes së ministres së jashtme gjermane në samitin e G20 në Indi, është përdorur në disa postime për të nënkuptuar qëndrimin antiperëndimor të Indisë dhe mbështetjen e saj ndaj Rusisë. Faktoje vërtetoi se bëhet fjalë vetëm për një situatë të krijuar për shkak të ministres Baerbock, e cila “u nxitua” duke thyer rregullat protokollare.

Jona Plumbi

Një lajm i publikuar në median gjermane Focus Online në 4 mars, ku pretendohej se India nuk kishte zbatuar protokollin zyrtar gjatë pritjes në aeroport të ministres së jashtme gjermane Annalena Baerbock, bëri xhiron e rrjetit. Rrjetet sociale filluan të diskutonin kuptimin e videos ku ministrja shfaqet e vetme duke zbritur shkallët e avionit, pa tapetin e kuq apo zyrtarët shtetërorë që pretendohet të presin delegacionet shtetërore sipas protokollit. Kjo u nxit edhe më shumë pasi pritja e ministres së jashtme gjermane u krahasua me atë të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, të cilin e pritën disa zyrtarë, në zbatim të protokollit shtetëror.

Ky mesazh është shpërndarë edhe në rrjetet sociale si tregues i qëndrimit që India ka ndaj Gjermanisë dhe Rusisë pas situatës në Ukrainë, pa bërë asnjë kërkim lidhur me çështjen.

Një kërkim në rrjet tregon edhe pikturën e plotë të asaj që ka ndodhur në Indi. Në fakt, një krahasim i thjeshtë i videove tregon qartë se tapeti i kuq nuk është pjesë e protokollit pritës në Indi, pasi kjo nuk është zbatuar as në rastin e pritjes së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

*Imazh i shkëputur nga videoja e pritjes së Sergei Lavrov në Indi
*Imazh i shkëputur nga videoja e pritjes së Sergei Lavrov në Indi

Përpos ksaj, një shpjegim i ambasadorit gjerman në Indi. Dr. Philipp Ackermann sqaron se arsyeja përse ministrja e jashtme gjermane zbriti nga avioni pa patur një numër zyrtarësh që e presin, si ndodh në rastin e Lavrov, është për shkak se ajo zbriti më herët sesa ishte parashikuar.

“Protokolli i Indisë ka bërë një punë të mahnitshme këtë javë.” – dëgjohet të thotë ambasadori gjerman në Indi. “Avioni i ministres gjermane mbërriti në aeroport pak më herët sesa ishte parashikuar. Asaj iu sugjerua të qëndronte në avion dhe të konsumonte dhe mëngjesin derisa të vinte ora e parashikuar, gjë të cilën ministrja e pranoi. Më pas, në mënyrë spondane ajo vendosi të dalë nga avioni, pa u pozicionuar delegacioni pritës sipas protokollit indian. Ky ishte plotësisht gabim i yni, gjermanëve, jo i Indisë” – thekson ambasadori gjerman Ackermann, i cili vijon duke theksuar faktin se ministrja, është dukshëm e qeshur teksa takon zyrtarët që nxitojnë të vihen në linjë për ta përshëndetur atë.

*Imazh i shkëputur nga video e lajmit ku ambasadori gjerman sqaron situatën
*Imazh i shkëputur nga video e lajmit ku ambasadori gjerman sqaron situatën

Në fakt, edhe media gjermane Fokus Online, e cila publikoi artikullin ku theksonte mungesën e zbatimit të protokollit pritës për rastin e ministres, tashmë e ka fshirë këtë publikim.

*Imazh i faqes ku ishte publikuar lajmi për pritjen e ministers gjermane, linku i të cilit vijon të gjendet i postuar në faqen Twitter të kësaj media
*Imazh i faqes ku ishte publikuar lajmi për pritjen e ministers gjermane, linku i të cilit vijon të gjendet i postuar në faqen Twitter të kësaj media

Fatkeqësisht procesi i verifikimit të informacioneve që shpërndahen në rrjete sociale nuk është parësor për të gjithë, duke rezultuar shpesh në përhapjen pa vetëdije të propagandave të ndryshme keqdashëse.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img