BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookUniversitetet shqiptare nuk humbën vende në renditjen e cilësisë, por jo për meritë të tyre

Universitetet shqiptare nuk humbën vende në renditjen e cilësisë, por jo për meritë të tyre

Rankimi i Universitetit të Tiranës nga “QS World University Rankings“ u raportua masivisht nga mediat në Shqipëri, shpesh duke abuzuar edhe me titujt. Faktoje sjell argumentet që tregojnë se kemi të bëjmë me rankime të ndryshme dhe kjo sqarohet edhe nga vetë ky organizëm në faqen zyrtare.

Në një artikull të shpërndarë në mediat shqiptare më 30 shtator raportohet se universitetet shqiptare kanë prekur fundin, duke dhënë edhe intepretime personale që në titull.

Injoranca mbulon vendin/ Universitetet shqiptare ‘fundosen’ në fundin e renditjes evropiane. Bien rreth 200 vende në vitin 2023”- raporton Ora News.

Artikulli i shpërndarë nga Ora News

Në lidhje me këtë artikull, Faktoje vendoi të bëjë një verifikim, fillimisht duke iu referuar rankimit të plotë të bërë nga “QS World University Rankings

Universiteti publik i Tiranës renditej në vendin e 677 (në listë shfaqet 682, pasi renditja në krye të materialit excel nis nga numri 5), publikuar nga “QS World University Rankings” për Europën Jugore. 

Screenshot nga rankimi

 Mirëpo, në një verifikim në faqen zyrtare “QS World University Rankings”. Referuar informacioneve të publikuara më 20 shtator 2023 theksohet se Shqipëria përfshihet për herë të parë në këtë renditje.

“QS përfshin 106 universitete evropiane të sapolistuara, të cilat nuk janë renditur më parë. Këto vende janë: Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi dhe Shqipëria”-sqaron “QS” në faqen e saj zyrtare.

Rankimi, të cilit i referohen mediat duke bërë krahasimin, në fakt është ai që përfshinte “Europën Lindore dhe Azinë Qendrore” dhe kjo është raportuar në vitin 2021 edhe nga mediat në vendin tonë, por gjithashtu është përfshirë edhe në draft strategjinë për arsimin për vitet 2021-2026.

“Një prej rankimeve të pakta të besueshme ndërkombëtare që përfshin institucionet shqiptare të arsimit të lartë është QS-World University Rankings, i cili përveç të tjerash, harton listë të veçantë rankimi për 350 IAL-të më të mira të Europës Lindore dhe të Azisë Qendrorë. Nga viti 2020, në këtë listë figuron edhe Universiteti i Tiranës, si IAL-ja e vetme shqiptare dhe radhitet në vendin 301-350”- theksohet në dokumentin e Ministrisë së Arsimi.

Dokumenti i MAS

Në lidhje me këtë rankim, Faktoje kontaktoi me zotin Shezai Rrokaj, shef i departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ish rektor i UT.

Sipas profesorit, kjo është një luftë shifrash që ndodh për arsye të caktuara:

“Ka një mediatizim shumë të gabuar, sepse për mendimin tim jemi në një prag oferte për ardhjen e studentëve nëpër universitete, Nuk dua të vë gisht në marrëdhëniet publik-privat, por është edhe pjesë e konkurrencës kjo që po ndodh.

Ajo që ka ndodhur tani është se Universitetet janë rankuar te mbi 600. Bëhet fjalë sikur jemi 200 vende më poshtë. Është e gabuar, sepse tani nuk është as Ballkani Perëndimor, as Europa Lindore dhe Azia Qendrore, por është pak a shumë BE-ja, që përfshin vende si Spanja, Franca, pra është Europa”, argumeotn zoti Rrokaj.

Në lidhje me këto pretendime të ngritura në media, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi më 2 tetor:

 “Nuk është e vërtetë që Universiteti i Tiranës ka rënë 200 vende. Kjo sepse universitetet e Shqipërisë futen për herë të parë në këtë rankim. Kur futesh për herë të parë nuk ka as më lartë dhe as më poshtë”, u shpreh rektori Hoxha.

Ndërsa, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” thekson: “Ne kemi të bëjmë me universitetin e Tiranës që ka 3 vjet në ‘QS World University Ranking’. Në 3 vjet në ‘QS World University Ranking’ ajo është poziconuar e fundit. Mendoj se është e padrejtë që të konsiderohet si rankim i ri, apo rankime të ndryshme, kur bëhet fjalë për të njëjtën metodologji dhe ne nuk mundet që sa herë të shtohet dhe të ikë një universitet nga rankimi të themi që kemi të bëjmë me një rankim të ri”.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img