.

.

BallinaPertejTransporti urban, trashëgon të njëjtat probleme edhe 4 vite pas zotimit të Veliajt

Transporti urban, trashëgon të njëjtat probleme edhe 4 vite pas zotimit të Veliajt

Më 30 dhjetor 2015, në prag të festimeve të Vitit të Ri, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për rritjen e çmimit të transportit urban në kryeqytet nga 30 në 40 lekë. Me argumentin se cilësia e transportit urban do ndryshonte rrënjësisht, prej 1 janarit 2016, qytetarët në Tiranë nisën të paguanin 10 lekë më shumë për transportin urban. Pas më shumë se 4 vitesh nga rritja qytetarët ankohen se shumëçka nuk ka ndryshuar kur vjen fjala te cilësia e këtij shërbimi, përfshirë edhe pritjen në stacione.


Ne kemi pasur në Tiranë 200 autobusë me çmimin 30 lekë, sot janë 300 autobusë me çmimin 40 lekë. Do të thotë se kemi rritje të flotës me 100 mjete – u shpreh kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një intervistë për Report TV më 17 korrik 2020.

Në fillim të vitit 2016, periudhë e cila përkoi edhe me rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, në kryeqytet operonin 208 autobusë, ndërsa numri u rrit me 225 në fund të atij viti. Aktualisht numri i autobusëve në transportin urban në Tiranë është 310. Deri këtu deklarata e kryebashkiakut Veliaj, rezulton e vërtetë.

Por, asgjë më shumë se rritja e numrit të autobusëve nuk ka ndryshuar në  këto 4 vite.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në vitin 2016, frekuenca mesatare e autobusëve në kryeqytet ishte 10 minuta, e cila ka mbetur e pandryshuar deri më tani.

Në vitin 2016, në orar piku, autobusët lëviznin çdo 4 minuta, interval i cili ka mbetur i njëjtë deri më tani.

Në vitin 2016, në orar norma, autobusët lëviznin çdo 6 minuta, frekuencë e cila nuk ka ndyshur deri më tani.

Mosha mesatare e autobusëve në vitin 2016 ishte 10 vite dhe po kaq ka mbetur edhe në ndërsa aktualisht është po e njëjta edhe pse u premtua që transporti urban do riorganizohej me autobusë të rinj.

Në vitin 2016 ishin 62 autobusë me kamera sigurie dhe akutualisht vijojnë të jenë po 62.

Një tjetër tregues i cili konfirmon në vite problematikën që shoqëron transportin urban në kryeqytet është numri i gjobave ndaj transportit urban për shkak të mos respektimit të orareve.

Nga viti 2016-2019 janë kryer 7307 kontrolle për sjelljen dhe sigurinë e operatorit dhe zbatimin e frekuencës, ndërsa masat administrative gjobë për këtë periudhë janë 2439.

Gjobat ndaj transportit urban në kryeqytet 2016-2019, shkak mosrespetkimi i orareve, burimi: Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

Trendi i gjobave për shkak të mosrespektimit të orareve vijon të rritet. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2020, edhe pse në muajin mars transporti urban u ndërpre, për shkak të pandemisë, janë vendosur 273 gjoba.

Gjobat e vendosura në janar-mars 2020

Nga një sondazh i publikuar në rrjetin social “Facebook” nga Faktoje, 97 për qind e votuesve u përgjigjën me një “Jo” në pyetjen: A është përmirësuar cilësia e transportit urban në Tiranë që prej rritjes së çmimit të biletës në vitin 2016?

Sondazh në rrjetin social “Facebook”, Faktoje

Edhe sot që transporti urban e rinisi aktivitetin, ky shërbim mbart shumë problematika të trashëguara, që e bëjnë më të pasigurt situatën gjatë pandemisë së Covid-19.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img