BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingThirrje për 20 artikujt më të mirë Fact-Checking

Thirrje për 20 artikujt më të mirë Fact-Checking

Thirrje për 20 artikuj Fact Checking

 

Tiranë, 1 Tetor 2021

                                           

Në kuadër të projektit “Forcimi i Gazetarisë Fact Checking në Shqipëri” që po zbatohet nga organizata Faktoje, mbështetur nga Ambasada Hollandeze, hapim thirrjen për konkursin kombëtar për 20 shkrime me profil fact checking mbi tema të fokusuara:

  • Në verifikimin e premtimeve apo deklaratave të zyrtarëve publikë dhënë në kuadër të zgjedhjeve të fundit
  • Verifikimin e lajmeve dezinformuese gjatë periudhës së pandemisë së Covid 19
  • Procesit të vaksinimit.

Përmes kësaj thirrjeje për shprehje interesi kërkohet të angazhohen 10 gazetarë, nga të gjitha rajonet e vendit.

Prezantimi i konkursit:

Ky konkurs ka për qëllim të nxisë hulumtumin dhe raportimin përmes zbatimit të metodologjisë Fact Checking, me qëllim rritjen e kapaciteteve fakt-verifikuese të gazetarëve dhe nxitjen e të menduarit kritik tek audienca, për çështjet me impakt publik.

Aplikimet do të priten nga 1 tetori 2021 deri më 1 nëntor ora 23:59.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe të plotësojnë formularin më poshtë:

Formulari

duke i dërguar në adresën e-mailit: info@faktoje.al deri në datën 1 nëntor 2021.

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen pas kësaj date.

*Gazetarët që aplikojnë duhet të sjellin ide dhe sugjerime mbi temat e sugjeruara më lart, para se të procedojnë me shkrimet.

Shkrimet do të publikohen në faqen e Faktoje dhe një juri e përbërë nga gazetarë profesionistë që përzgjedhë 3 shkrimet më të mira, të cilat do të shpallen në 2 Prill 2022.

Kujt i drejtohet kjo thirrje:

Të gjithë gazetarëve,  që janë të interesuar në raportimin fact checking, duke u bazuar në metodologjinë e zbatuar nga Faktoje.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img