Tiranë, Janar 2024

Për të tretin vit radhazi, Faktoje hap thirrjen për konkursin kombëtar për 10 shkrime me profil fact-checking. Çmimi i parë mban emrin e gazetarit të spikatur për integritetin e tij dhe për brumosjen e brezave të gazetarëve të ardhshëm, Fatos Baxhaku.

Tema me interes për fact-checking:

  • Verifikimi i premtimeve apo deklaratave të zyrtarëve publikë, që prekin shpenzimin e parasë publike, si koncesionet më të kushtueshme, veprat madhore, procesin e rindërtimi, etj.
  • Verifikime që lidhem me proceset hetimore të zytarëve të lartë
  • Verifikime që lidhen me tema si ndotja e mjedisit dhe klima, shpopullimi i vendit, reforma zgjedhore        
  • Verifikime që lidhen me dezinformimin që vjen nga rrjetet sociale, sidomos Tik-Tok

Përmes kësaj thirrjeje për shprehje interesi kërkohet të angazhohen 10 gazetarë, nga të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.

Prezantimi i konkursit:

Ky konkurs ka për qëllim të nxisë hulumtimin dhe raportimin përmes zbatimit të metodologjisë Fact Checking, me qëllim rritjen e kapaciteteve fakt-verifikuese të gazetarëve dhe nxitjen e të menduarit kritik tek audienca, për çështjet me ndikim publik.

Aplikimet do të priten nga 8 janar 2024 deri më 20 janar 2024.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe të plotësojnë formularin më poshtë, duke i dërguar në adresën e-mailit: info@faktoje.al deri në datën 20 janar 2024. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen pas kësaj date.

*Gazetarët që aplikojnë duhet të sjellin ide mbi temat e sugjeruara më lart, para se të procedojnë me shkrimet.

Shkrimet do të publikohen në faqen e Faktoje dhe një juri e përbërë nga gazetarë profesionistë do të përzgjedhë 3 shkrimet më të mira, të cilat do të shpallen në pranverë 2024.

Kujt i drejtohet kjo thirrje:

Të gjithë gazetarëve, që janë të interesuar në raportimin fact checking, duke u bazuar në metodologjinë e zbatuar nga Faktoje