Tiranë, Janar 2024
Për të tretin vit radhazi, Faktoje hap thirrjen për konkursin kombëtar për 10 shkrime me profil fact-checking. Çmimi i parë mban emrin e gazetarit të spikatur për integritetin e tij dhe për brumosjen e brezave të gazetarëve të ardhshëm, Fatos Baxhaku.
Tema me interes për fact-checking:
- Verifikimi i premtimeve apo deklaratave të zyrtarëve publikë, që prekin shpenzimin e parasë publike, si koncesionet më të kushtueshme, veprat madhore, procesin e rindërtimi, etj.
- Verifikime që lidhem me proceset hetimore të zytarëve të lartë
- Verifikime që lidhen me tema si ndotja e mjedisit dhe klima, shpopullimi i vendit, reforma zgjedhore
- Verifikime që lidhen me dezinformimin që vjen nga rrjetet sociale, sidomos Tik-Tok
Përmes kësaj thirrjeje për shprehje interesi kërkohet të angazhohen 10 gazetarë, nga të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.
Prezantimi i konkursit:
Ky konkurs ka për qëllim të nxisë hulumtimin dhe raportimin përmes zbatimit të metodologjisë Fact Checking, me qëllim rritjen e kapaciteteve fakt-verifikuese të gazetarëve dhe nxitjen e të menduarit kritik tek audienca, për çështjet me ndikim publik.
Aplikimet do të priten nga 8 janar 2024 deri më 20 janar 2024.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe të plotësojnë formularin më poshtë, duke i dërguar në adresën e-mailit: info@faktoje.al deri në datën 20 janar 2024. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen pas kësaj date.
*Gazetarët që aplikojnë duhet të sjellin ide mbi temat e sugjeruara më lart, para se të procedojnë me shkrimet.
Shkrimet do të publikohen në faqen e Faktoje dhe një juri e përbërë nga gazetarë profesionistë do të përzgjedhë 3 shkrimet më të mira, të cilat do të shpallen në pranverë 2024.
Kujt i drejtohet kjo thirrje:
Të gjithë gazetarëve, që janë të interesuar në raportimin fact checking, duke u bazuar në metodologjinë e zbatuar nga Faktoje