Pretendimi: Seriali vizatimor amerikan The Simpsons parashikoi atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————

Pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump më 13 korrik, një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse kanë nxituar të raportojnë se kjo ngjarje ishte “parashikuar” nga seriali vizatimor The Simpsons.

“Parashikimet” e serialit vizatimor The Simpsons rishfaqen herë pas here në media dhe rrjete sociale pas ngjarjeve të ndryshme të bujshme. Faktoje ka përgënjeshtruar këto parashikime disa herë më parë.

Në këtë rast, dy foto që duken si të shkëputura nga The Simpsons dhe tregojnë Trump në arkivol po qarkullojnë si provë se The Simpsons kishte parashikuar atentatin ndaj ish-presidentit.

Fotot e mësipërme qarkullojnë në rrjet që prej vitit 2017, por ai nuk është nga një episod i The Simpsons. Sipas kolegëve të Snopes, ai duket se e ka origjinën nga forumi 4chan.

Gjithashtu, Matt Selman, producent ekzekutiv i The Simpsons, tha për Reuters se “imazhi i Donald Trump në arkivol nuk është shfaqur kurrë në The Simpsons. Eshtë i manipuluar.”
“Fatkeqësisht, është shumë e lehtë të krijosh ‘parashikime’ të tilla të rreme nga The Simpsons me qëllim mashtrimin e njerëzve,” tha Selman.

Shënim:

Data 29 korrik 2024 website JOQAlbania dhe postimi i tyre në Instagram e ka korrigjuar lajmin, pas verfikimit të Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

Data 2 gusht 2024 website Newsboomb.al e ka korrigjuar lajmin, pas verfikimit të Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.