BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookSeriali “The Simpson” nuk parashikoi edhe shembjen e urës në Baltimorë

Seriali “The Simpson” nuk parashikoi edhe shembjen e urës në Baltimorë

Pretendimi: Seriali vizatimor “The Simpson” e kishte parashikuar përplasje e anijes me urën në Baltimore

Verdikti: E pavërtetë

Kejsi Leka

Ngjarja në Baltimore nuk u parashikua në episodin e “The Simpson”. Imazhi i shfaqur në postime, është krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale.

Shembja e një ure në Baltimore të Shba pas përplasjes nga një anije mallrash tërhoqi vëmendjen e mediave botërore. Të shumta ishin dhe teoritë konspirative që veshën me mister arsyet e këtij aksidenti të rëndë. Më 3 prill, një përdorues i Facebook-ut publikoi një foto nga ngjarja e ndodhur javën e shkuar në Baltimore, në ShBA. Ngjitur me të, një tjetër foto, kësaj here nga shfaqja “The Simpson”, ku ndodh e njëjta ngjarje.

Sa shumë “rastësi” u mblodhën!! Ura Baltimore dhe Simpson” – shkruhet krahas postimit.

Faktoje verifikoi imazhin përmes programit ‘AI or Not’, dhe rezulton se fotoja është gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Sidoqoftë në rastin e një filmi vizatimor nuk është e lehtë për të verifikuar vërtetësinë e imazheve të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Fillimisht, kjo foto u postua në Instagram një ditë pas ngjarjes, ku pretendohej se ajo çfarë ndodhi u parashikua në një nga episodet e serialit “The Simpson”.

Sakaq, në po të njëjtën ditë, një nga drejtuesit e serialit vizatimor, Matt Selman mohoi pretendimet mbi ekzistencën e një episodi të tillë, duke e krahasuar edhe këtë situatë me të tjera herë, ku nuk kanë munguar aludimet mbi atë çfarë ky serial arrin të parashikojë.

“Fatkeqësisht, “parashikimet” e The Simpsons tani janë të pakuptimta. Njerëzit duan kaq dëshpërimisht të besojnë në “fuqitë magjike” të shfaqjes (ose janë thjesht shumë dembelë) saqë ata injorojnë se imazhet e rreme të të ashtuquajturave parashikime nuk mund të gjurmohen në asnjë episod aktual – si kjo marrëzi.” – u shpreh ai përmes një postimi në Twitter.

Kjo foto është verifikuar si imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale edhe nga kolegët tanë të “USA Today”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img