BallinaFaktometerE PavërtetëTeliti: “Në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, u arkëtua 33% T.V.SH më pak”

Teliti: “Në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, u arkëtua 33% T.V.SH më pak”

INVA HASANALIAJ

Arkëtimi i T.V.SH është një ndër temat për të cilat Partia Demokratike ka qenë kritike ndaj qeverisë. Në një deklaratë muajin e kaluar, Dorian Teliti tha se gushtin e këtij viti është arkëtuar 33% më pak T.V.SH se një vit më parë, por verifikimi tregoi një tjetër shifër.

————————————————————————————————————————————————————-

T.V.SH-ja e mbledhur nga tatimet në muajin gusht, T.V.SH e brendshme, në kulmin e aksionit tatimor dhe policor kundër bizneseve, ishte 11 mln euro më e ulët sesa gushti i vitit të kaluar, plot 33% më pak”. 

Kjo ështe deklarata për mediat nga Dorian Teliti, drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike në datën 18 shtator 2019.

Nisur nga diferenca e madhe që raportoi përfaqësuesi i PD për mbledhjen e taksave, “Faktoje” vendosi të verifikojë këtë deklaratë. 

Fillimisht komunikuam me Ministrinë e Financave për të marrë të dhënat  mbi treguesit financiarë të kësaj periudhe e cila, na orientoi tek katogoria “Thesari” në faqen zyrtare të saj në internet. 

Njëkohësisht komunikuam edhe me vetë Dorian Telitin për të mësuar se cilit burim i është referuar ai për deklaratën. Sipas tij këto të dhëna janë marrë në faqen e Ministrisë së Financave të cilën mori për bazë edhe “Faktoje”.  

Duke iu referuar tabelës së detajuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie rezulton se T.V.SH e arkëtuar për muajin gusht 2018 është 102,522,000,000 lekë të reja.

Të dhënat mbi T.V.SH-në e mbledhur për muajin gusht të vitit 2019 tregojnë se arkëtimi është 102,408,000,000 lekë.

Me një llogari të thjeshtë ose vetëm duke parë dy shifrat gjendet lehtësisht se diferenca është 114,000,000 lekë ose 929,400 euro dhe jo 11 milionë euro. 

Pra në gusht të këtij viti janë mbledhur vetëm thuajse 0.11% më pak se shuma e arkëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Edhe pse u desh një ushtrim bazik matematikor, Faktoje mori edhe konfirmimin e disa ekspertëve të financave për verifikimin e shifrave.

Nisur nga deklarata e Dorian Telitit dhe të dhënave që gjetëm në Ministrinë e Financave  këtë deklaratë do ta kategorizojmë si të pavërtetë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img