Teknologjia e teleportimit nuk është realizuar prej viteve 1960

6

Pretendimi: Kjo video tregon teknologjinë e teleportimit, e cila është zhvilluar që në vitet 1960, por mbajtur sekret ndërsa ish-presidenti amerikan JFK donte t’ia zbulonte botës

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete konspiracioniste, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon teknologjinë e teleportimit, e cila është zhvilluar që në vitet 1960, por mbajtur sekret. Video shoqërohet edhe me pretendimin se ish-presidenti amerikan John F. Kennedy donte t’ia zbulonte botës këtë teknologji dhe për këtë, lihet trlë kuptohet, ai edhe u vra.

Si zakonisht, megjithatë, për të mbështetur këtë pretendim nuk ofrohet ndonjë burim apo referencë nga është lëshuar kjo video.

Kjo, me gjasa, sepse video e mësipërme nuk është e vërtetë. Ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video është postuar fillimisht në TikTok në janar të këtij viti. 

Siç vërehet në kapjen e ekranit të mësipërme, video është etiketuar nga vetë autori si e gjeneruar me AI.