Pretendimi: Ky imazh tregon kopertinën e botimit të vitit 2026 të revistës The Economist
Verdikti: E pavërtetë
—————————————————————–
Një postim i majit 2026 nga publicisti i teorive konspiracioniste Alfred Cako përmban një imazh të frikshëm dhe kaotik që pretendohet se është kopertina e botimit të vitit 2026 e revistës britanike The Economist, dhe përmban simbole që tregojnë se çfarë “ata” do të na bëjnë, përfshi dhe “ngjarjen e planifikuar” të hantavirusit.

Megjithatë, nëse mendoni se “ata” për ndonjëfarë arsye kanë vendosur të detajojnë planet e tyre të liga në kopertinën e revistës The Economist, mos u frikësoni ende nga imazhi i kobshëm i postuar nga Cako.
Imazhi i mësipërm nuk ka qenë ndonjeherë në kopertinën e The Economist, dhe në fakt është gjeneruar me programe te inteligjencës artificiale (AI).
Një kërkim pamor me Google Lens, konfirmoi se imazhi është etiketuar si “Bërë me Google AI.” Një zëdhënës i Google ka thënë për AFP se kur zbulohet një gjurmë SynthID, kjo do të thotë që “imazhi është gjeneruar ose modifikuar me AI.” SynthID, i lançuar nga laboratori DeepMind AI i Google në 2023, identifikon imazhet e gjeneruara me Google AI.

Imazhi i gjeneruar duket se është frymëzuar nga kopertina e vërtetë e botimit special të The Economist, “Bota Përpara në 2026”, i cili u botua në nëntor 2025.

Kopertina e botimit “Bota Përpara në 2026” e The Economist, botuar më nëntor 2026
Kopertina e mësipërme u punua nga artistët Andrew Rae dhe Elizabeth Delphin.
Botimi vjetor i The Economist, i cili përqendrohet te e ardhmja, botohet çdo nëntor që nga viti 1986, për të ofruar një udhëzues mbi trendet, temat dhe njerëzit që ka të ngjarë të formësojnë vitin e ardhshëm.






