BallinaPremtimeTë sëmurëve me tumor u sigurohet herceptina

Të sëmurëve me tumor u sigurohet herceptina


Iu deshën vetëm 10 ditë kohë qeverisë shqiptare për të përjetësuar një premtim dhënë të diagnostikuarve me tumor.
Gjatë një bashkëbisedimi të kryeministrit Rama me qytetarët e Rrëshenit në datën 14 janar 2018, një mësuese deklaroi se në QSUT mungonin ilaçet (duke iu referuar mungesës së Herceptinës) për të sëmurët me tumor.

“Vazhdoj akoma kurën me një ilaç që quhet herceptinë. Është përcaktuar 18 herë që duhet ta marr në një afat çdo 21 ditë. Nga fundi i gushtit dhe deri tani duhet të kisha bërë 8 seanca.  Kam bërë vetëm tre dhe kur pyes mjekët pse nuk e marr kurën në ciklin e caktuar më thonë mua dhe gati 130 të tjerëve nuk ka ilaç, është i shtrenjtë”- u shpreh asokohe zonja nga Rrësheni, mësuesja e një prej gjimnazeve të kësaj zone, Valbona Reçi, e prekur nga kjo sëmundje.

Menjëherë pas deklaratës do të vinte edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama i cili u përgjigj se brenda 10 ditëve do të zgjidhej kjo problematikë që cilësohej shqetësuese për personat që vuajnë nga kanceri.

FAKTOJE ndoqi me vëmendje trajtimin e kësaj çështjeje dhe vetëm 10 ditë më pas, në spitalin “Onkologjik” pacientëve të sëmurë nisi t’u sigurohej medikamenti në fjalë (Herceptina).

“800 flakonë vinin në vit para 4 vitesh. Tani vijnë 4 mijë. Mirëpo nevoja është për më shumë. Ne duhet të dyfishojmë vetveten sot, edhe pse kemi më shumë se 4-fishuar në raport me atë që gjetëm,” – u shpreh Kryeministri duke rikujtuar kështu mbajtjen e një tjetër premtimi.

 

Inva Hasanaliaj

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img