BallinaPremtimePandeli Majko: Në 1 Janar të vitit 2018, të hapim kufijtë me Kosovën

Pandeli Majko: Në 1 Janar të vitit 2018, të hapim kufijtë me Kosovën

ANDI BORA

Kjo ishte një ndër deklaratat e Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko bërë në takimin e Forumit Ekonomik të Diasporës, mbajtur më 25-26 Nëntor 2017, nga ku premtoi hapjen e kufirit për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. FAKTOJE regjistroi këtë deklaratë për të verifikuar nëse do të përmbushej apo jo. Jemi në muajin shkurt dhe kufiri, pjesë e premtimit dhënë vitin që shkoi, nuk është hapur. Pak kohë më parë ministri Majko komentoi këtë çështje në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës.

“Më datë 1 janar të këtij viti, kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të funksiononte si kufi evropian me lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Kjo nuk ka ndodhur”- tha Majko gjatë intervistës.

Sipas tij, janë interesat ekonomike ato që e pengojnë lëvizjen e lirë Shqipëri-Kosovë. Ministri i Diasporës dha edhe shpjegime të tjera lidhur me mosrealizimin e një deklarate të tillë por pavarësisht arsyeve, deklarata mbetet të kategorizohet si një premtim i pambajtur.

Nga burime qeveritare ende nuk është dhënë një datë tjetër, e cila premton hapjen e këtij kufiri sipas standarteve evropiane.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img