BallinaFaktometerE PavërtetëTë pavërtetat e kryeministrit Rama në komunikimin për vijimin e “Fazës II” të hapjes si pasojë e “Covid-19”

Të pavërtetat e kryeministrit Rama në komunikimin për vijimin e “Fazës II” të hapjes si pasojë e “Covid-19”

Kryeministri Edi Rama argumenton se marrja e masave gjatë pandemisë edhe në këtë fazë të dytë ka sjellë një numër të ulët të vdekjeve. Kryeministri Rama tha se Suedia ka numrin më të madh të vdekjeve për 1 milion banorë, dhe se  asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet deri më tani. Po sa të vërteta janë këto deklarata?


Gjatë komunikimit publik për vijimin e “Fazës II” të hapjes prej 1 qershorit, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha se Suedia është vendi me numrin më të madh të vdekjeve për 1 milionë banorë në planet.

A e dini që Suedia, sot ka numrin më të madh të vdekjeve për 1 milionë banorë në planet, ndërsa Shqipëria ndër më të ulëtit? Suedia nuk është vendi i “qe palla o vëlla”, as vendi ku bëhen dasma me 500 vetë, pa llogarit faktin se ata s’kanë nevojë as për polici, as për ushtri në rrugë, kur qeveria u thotë ruani distancat, mos u mblidhni më shumë se pak vetë rrugëve, mos shkoni për ditëlindje e ngushëllime te njëri-tjetri, etj, u shpreh Rama.

Por, pohimi i kryeministrit Rama rezulton të jetë i pavërtetë.

Referuar të dhënave të Worldmeters, Suedia ka 3,353 vdekje për 1 milionë banorë. Nga ana tjetër, Belgjika ka 4,969 vdekje për 1 milionë banorë. Po ashtu Irlanda ka 5,007 vdekje për 1 milionë banorë, pra më shumë se Suedia, vend të cilit iu referua kryeministri Rama.

Po ashtu kryeministri Rama tha më 24 maj u shpreh se asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet.

Në 1 qershor do të hapim kufijtë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara me libër shtëpie, dje, nga plazhistë në Dhërmi, që i kishte ngritur e përzënë Policia e Shtetit. S’ka problem! Sharjet në tym e akuzat për lumë janë bërë shëndete si zakonisht, ja ku jam, por nuk kam ndërmend të bëj të mirin, për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Europë nuk i ka hapur plazhet. Nuk ka asnjë vend që ka hapur plazhet. Pse, kur ne bëjmë të njëjtën gjë, hidhen përpjetë më shpejt e më lart, ata që, kur janë jashtë shtetit, nuk bëjnë as gëk e as mëk, u shpreh Rama.

Greqia,  më 16 maj ka lejuar hapjen e 500 plazheve. Greqia ka pasur 172 vdekje si pasojë e pandemisë “Covid-19” dhe deri më 26 maj si dhe 2,882 persona të infektuar.

Deklaratat e kryeministrit Rama do i kategorizojmë si “Të pavërteta”.

* Foto ballore e postimit është marrë nga profili në rrjetin social “Facebook” i kryeministrit Rama.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img