Lëvizja e tankeve të Gardës Kombëtare të Ushtrisë në autostradat e Idaho në ShBA po qarkullon si një ogur lufte në rrjetet sociale. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se këto lëvizje nuk janë të pazakonta dhe ishin lajmëruar nga ushtria amerikane paraprakisht.

———————————————-

Video e disa tankeve duke kaluar në një autostradë të Idaho, ShBA, ka ndezur frikërat dhe shpresat e konspiracionistëve për luftë. 

Me anë të motorrit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, “Faktoje” zbuloi se video e mësipërme ishte postuar fillimisht në Twitter, në 17 qershor. 

Një numër përdoruesish e kishin vendosur menjëherë videon në kontekst, duke sqaruar se këto lëvizje ishin paralajmëruar nga Garda Kombëtare e Ushtrisë së Idaho.

mediat vendase u lajmërua që në 13 qershor se një autokolonë ushtarake do të lëvizte nëpër rrugë për të shkuar nga Zona e Stërvitjes në Idaho Falls tek Depozita e Armëve në Idaho Falls pas një “stërvitjeje të përvitshme”.

Faktoje ka përgënjeshtruar edhe më parë pretendime të botuara nga po i njejti përdorues në Twitter, që interpretonte si paralajmërim për luftë një video të avionëve që përdoren për të transportuar stafin presidencial që u shfaqën në qiellin kalifornian përpara vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në këtë shtet.