BallinaFaktometerE vërtetëTabaku: Kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon

Tabaku: Kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon

KLEVIS PALOKA

Nëpërmjet një postimi në facebook, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku fliste mbi çmimin e naftës në Shqipëri ndërsa shprehet seshqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë ”. Në fund të këtij postimi deputetja Tabaku sërish përsërit: “ Sot kemi çmimin më të lartë të karburantit në rajon!

 

Nisur nga kjo deklaratë dhe duke qënë se çështja e çmimit të naftës ka qënë temë e gjerë diskutimi në vend dhe jo vetëm, “Faktoje” vendosi ta verifikojë. Sipas Global Petrol Prices, të publikuar me 24 dhjetor 2018, Shqipëria renditet në vendin e 7 në botë nga 163 shtete, me çmimin e naftës 1.66 dollarë për litër.  Shqipëria gjithashtu renditet e 4-ta në Europë po sipas të njëjtit burim dhe e para në rajon.

Vendet që kanë çmimin e arit të zi më të lartë se vendi ynë janë: Norvegjia, Monako, Ishujt Uollis e Futuna, Zvicra dhe Hong Kongu. Norvegjia është vendi me çmimin më të lartë në klasifikimin botëror.

Ja disa nga vendet e rajonit dhe pozicionimi i tyre ku vendi ynë mban rekordin me çmimin 1.66 $/ litër duke u renditur në vendin e shtatë.

  • 7– Shqipëria        1.66 $/Litër
  • 21- Serbia         1. 54$/ Litër
  • 33- Kroacia       1.39 $/ Litër
  • 38- Mali i Zi       1.35 $/ Litër
  • 39- Bosnja-Hercegovina 1.35 $/ Litër
  • 72- Maqedonia  1.07 $/ Litër

 Në këtë renditje nuk përfshihet Kosova, por nga burimet e Faktoje-s rezulton se çmimi i naftës është 1.38 $/ Litër.

Tabela dhe çmimet respektive të mësipërme i përkasin të dhënave të përditësuara dhe të publikuara nga Global Petrol Prices të datës 24 dhjetor 2018 dhe duke qënë se ajo çfarë ka deklaruar deputetja e PD-së përputhet me renditjen e Global Petrol Prices, deklaratën do ta kategorizojmë si të VËRTETË.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img