.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaSubashi, në dy mandate të njëjtat premtime të pambajtura

Subashi, në dy mandate të njëjtat premtime të pambajtura

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi gjatë fushatës elektorale  të vitit 2015 por edhe në ato të vitit 2019  ka premtuar realizimin e disa projekteve madhore për zhvillimin e qytetet. Kryebashkiaku i një ndër qyeteteve me të mëdha, përgjatë dy mandative të tij ka premtuar ndërtimin e 6 objekteve me rëndësi, për të cilat ka zhvilluar edhe projektet përkatëse. Sot, pas 6 vitesh rezulton se këto premtime dhe projekte janë shumë larg realizimit e për një pjesë bashkia nuk ka as akord paraprak.


Një sërë projektesh “ambicioze” u premtuan nga kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi gjatë dy  fushatave elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe ato të vitit  2019.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi  përmes një postimi në facebook më 27 korrik 2019, paraqiti projektin e ri të stadiumit, premtim të bërë edhe në vitin 2015.

E keni parë projektin e Stadiumit të ri të Apolonisë? Tashmë gjithçka është dakordësuar. Një bashkëfinancim i FSHF-së, Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Fier, për një stadium të parametrave ndërkombëtarë. Projekti gati!”– shkruante Subashi në postimin e bashkëshoqëruar me një video ku paraqiste  projektin e stadiumit të ri “Apolonia”.

Projekti i stadiumit “Apolonia”

“Faktoje”, më 3 maj të këtij viti  ishte në qytetin e Fierit e më konkretisht në stadiumin “Apolonia”. Në hapësirat e këtij stadiumi nuk ka nisur asnje punim. Gjendja është si në fotot më poshtë ku fusha është gati e pashfrytëzueshme.

Stadiumi “Apolonia”, 3 mars 2020

Një tjetër projekt i premtuar nga kryebashkiaku i Fierit, Subashi ishte kthimi i  pyllit të Levanit në një Park Natyror. Më 5 qershor Subashi prezantoi edhe projektin se si do shndërrohej Pylli i Levanit në Park Natyror.

Ky është parku i madh i qytetit në pyllin e Levanit. Projekti ka përfunduar dhe së shpejti pritet të marrë financimin, për të filluar menjëherë nga puna, shkruante Subashi në postimin e bashkëshoqëruar edhe me video nga projekti.

Projekti i kthimit të Pyllit të Levanit në Park të Madh Natyror

“Faktoje”, më 3 maj ishte në Fier e më konkretisht në Pyllin e Levanit. E gjithë sipërfaqja e pyllit nuk kishte shenja punimesh.

Pylli i Levanit, 3 maj 2020

Po në Pyllin e Levanit, Subashi premtoi edhe ndërtimin e një Spitali Rajonal. Premtimi për ndërtimin e spitalit te ri në Fier nga kreu i bashkisë Armando Subashi  ka nisur që në 2005. Më pas ky premtim do të përsëritej edhe në vitin 2016 dhe në korrik 2017, Subashi deklaroi se perveç Spitalit qyteti do kishte edhe një Universitet Mjekësor.

Edhe këto dy premtime u pasuan me projekt-prezantime.

Projekti për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Fier

Por deri më tani, as Spitali i ri Rajonal e as Universiteti Mjekësor nuk janë realizuar.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi gjatë fushatës elektorale të vitit 2019, (pasi e kishte premtuar edhe në vitin 2015), rehabilitimin e Fushës së Mbetjeve në Mbrostar.

Më 26 qershor, Subashi prezantoi edhe projektin se si do shndërrohej fusha e mbetjeve në Mbrostar.

Ja si do bëhet fusha e mbetjeve, e cila prej tre dekadash vazhdon të mbetet problemi më i madh i qytetit, shkruante Subashi në postimin e bashkëshoqëruar nga një video e projektit.

Projekti se si do shndërrohej Fusha e Mbetjeve në Mbrostar

“Faktoje”, ishte në Fier e më konkretisht në Fushën e Mbetjeve nga ku konstatoi një situatë  tërësisht problematike, pasi prej 5 vitesh kjo fushë është shpallur emergjencë mjedisore.

Fusha e Mbetjeve Mbrostar, 3 maj 2020

Rikonceptimi i qendrës së Cakranit ishte një tjetër premtim i kryebashkiakut të Fierit, Subashi. Pas premtimit në fushatën elektorale, Subashi prezantoi edhe projektin e transformimit të qendrës së Cakranit.

Si do të jetë transformimi i qendrës së fshatit Cakran dhe kthimi i zonës në një atraksion turistik, shkruante Subashi më 27 korrik në postimin e bashkëshoqëruar nga një video e projektit.

Projekti për transformimin e qendrës së Cakranit

Deri më sot, përveç projektit, asnjë punim nuk ka nisur në Cakran.

Faktoje” më 21 shkurt 2020 kërkoi informacion nga Bashkia Fier mbi premtimet e bëra nga kryebashkiaku Subashi. Pas skadimit të afatit zyrtar për kthim përgjigje nga institucioni dhe ankimimit pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, “Faktojes” iu komunikua edhe përgjigja nga Bashkia Fier.

Përgjigje nga Bashkia Fier

Në përgjigjen e Bashkisë Fier,  rezulton se një pjesë e premtimeve të kryebashkiakut të Fierit  nuk janë kompetëncë e institucionit që ai drejton prej 6 vitesh, ose nuk ka një akord paraprak për realizimin e tyre edhe pse për secilën nga këto premtime Bashkia Fier ka kontraktuar firma për zhvillimin e projekteve përkatëse që sipas zotit Subashi duhet të ishin përfunduar.

Gjashtë premtimet e kryetarit të Bashkisë Fier të bëra gjatë fushatave elektorale të viteve 2015 dhe 2019, referuar vëzhgimit në terren si dhe përgjigjeve zyrtare do i kategorizojmë si “Të pambajtura”.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img