Pretendimi: SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit Taulant Balla

Verdikti: E pavërtetë

————–

Në postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendohet se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit, njëherësh Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballës.

SPAK i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit të Taulant Ballës. Gati për arrestim?”- shkruhet në një postim të portalit të lajmeve “Shqip” që më pas është ndarë nga përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Mirëpo, këto informacione nuk rezultojnë të verteta deri në momentet e publikimi të këtij shkrimi. Nuk ka ende një njoftim nga SPAK se ka kërkuar heqjen e imunitetit të zotit Balla. Veç kësaj, në asnjë prej mediave të rëndësishme në vend nuk ka ndonjë informacion mbi një kërkesë të tillë.

Në një reagim për emisionin “Opinion” në 6 mars, SPAK dhe Kuvendi i Shqipërisë mohuan informacionet që qarkulluan për heqjen e imunitetit të Ballës.

“Qarkullonte lajmi se SPAK-u ka dërguar kërkesën për heqjen e mandateve, pra po e quaj të imunitetit të dy deputetëve, një të PD-së dhe një të PS-së në parlamentin shqiptar. Stafi im është interesuar zyrtarisht dhe SPAK mohon që të ketë dërguar kërkesë. Gjithashtu Kuvendi thotë që nuk na ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri tani”, thuhej në përgjigjen e institucioneve që Blendi Fevziu lexoi në studio gjatë emisionit.   

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar që SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për zotin Balla, siç aludohet në rrjetet sociale. 

Artikulli paraprakRreth 6 mijë mësues preken nga ndryshimi i rritjes së pagave. Çfarë ka ndodhur?
Artikulli tjetërI ricikluar pas 17 vitesh imazhi i zjarreve masive në Los Angeles
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.