.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookSkema mashtruese online, Neptun nuk po dhuron "telefona inteligjentë"

Skema mashtruese online, Neptun nuk po dhuron “telefona inteligjentë”

Skemat mashtruese online për mbledhjen e klikimeve duke përdorur emrin e markave të njohura nuk kursejnë as kompanitë shqiptare. 

Një postim nga një llogari e quajtur “Dolina Jiuzhaigou” njofton se “për shkak të mbylljes së një prej depove TË Neptun, ne kemi 200 telefona inteligjentë të pashitur me cilësi të shkëlqyeshme.

Menaxhmenti I Neptun vendosi të nisë një promovim dhe lotari të telefonave midis njerëzve të rastësishëm me një çmim të pabesueshëm prej €2”

Shqipja e çalë e përdorur në postim duhet të jetë sinjalizuesi i parë për skepticizëm. Kjo zakonisht tregon se teksti është përkthyer automatikisht me anë të një programi kompjuterik, pa marrë kohën për ta përshtatur. Kjo metodë është karakteristike e skemave të mashtrimit.

Faqja udhëzon përdoruesit të “klikojnë në butonin më poshtë dhe t’u përgjigjen pyetjeve, pas një kontrolli të shkurtër të aplikacionit tuaj, do të zbulojnë rezultatin”

Megjithatë, nëse përdoruesi klikon në këtë buton, ai dërgohet në një faqe të bardhë, që nuk përmban asgjë.

“Faktoje” kontaktoi me kompaninë Neptun Albania për t’u interesuar për këtë postim. Një përfaqësuese nga kompania pohoi për “Faktoje” se postimi nuk është i lidhur në asnjë lloj mënyrë apo i njohur zyrtarisht nga kompania Neptun Albania.

Lexuesit duhet të bëjnë kujdes nga oferta të tilla në rrjetet sociale, ku skema mashtrimi përdorin identitetin dhe emrat e kompanive të njohura për përfitime të ndryshme. 

“Faktoje” ka identifikuar një numër skemash të tjera mashtrimi që qarkullojnë herë pas here në rrjete sociale.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img