BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookSkeletet e “gjigandëve” nuk u mbajtën të fshehta nga arkeologët

Skeletet e “gjigandëve” nuk u mbajtën të fshehta nga arkeologët

Imazhe të skeleteve gjigande të zbuluara nga gërmime arkeologjike shpërndahen online me pretendimin se janë informacion i fshehur qëllimisht per publikun. Nga një verifikim i Faktoje tregon se imazhet e skeleteve gjigandë janë në fakt punime të manipuluara dhe qarkullojnë prej më shumë se 20 vitesh në rrjet.

Fotografi që pretendohet se i përkasin skeleteve anormale janë shpërndarë në rrjet me pretendimin se provojnë ekzistencën e gjigandëve mbi tokë. Për ta bërë më të besueshme këtë informacion publikuesit e tyre pretendojnë se ky informacion është mbajtur i fshehur enkas nga autoritetet.

Fotografitë e shpërndara në këtë postim tregojnë kryesisht pamje të atyre që duken si zbulime arkeologjike të skeleteve gjigande njerëzore.

Në fakt, një kërkim në rrjet tregon se këto imazhe qarkullojnë prej vitesh, duke “njoftuar” zbulimin e skeleteve njerëzore shumë herë më të mëdhenj se ato të njerëzve sot. Këto fotografi përdoren prej vitesh për të mbështetur një sërë teorish që shpërndahen online për ekzistencën e komploteve të fshehta ndaj qytetarëve.

Imazhe të modifikuara

Një artikull pretendon se “skeletet e njerëzve gjigand janë zbuluar në Arabinë Saudite” në vitin 2004.

I njëjti imazh, në një tjetër publikim, është përdorur me pretendimin se është zbuluar në Indi nga ekipi i National Geographic në vitin 2007.

Në fakt, me një kërkim në rrjet rezulton se imazhi i skeletit që po nxirret nga dheu nga dy arkeologë, është publikuar edhe më herët se kaq.

Në vitin 2002, DesignCrowd, një kompani që ofron shërbim për krijimin e imazheve të personalizuara, hodhi në rrjet thirrjen për edicionin e dytë të një konkursi publik të quajtur “Archaeological Anomalies”. Sot ky konkurs ka mbyllur edicionin e tij të 15-të.

Në konkursin e vitit 2002 aplikuan 23 pjesëmarres me 25 punime në photoshop të imazheve që do të tregonin zbulime arkeologjike anormale.

Mes aplikimeve shfaqet edhe ai i skeletit gjigand të shpërndarë në rrjet si informacion i vërtetë.

Si njofton edhe vetë aplikanti “IronKite” kjo foto është punuar me Photoshop. “IronKite, një dizajner kanadez, krijoi këtë imazh me Photoshop më 2 tetor 2002 për DesignCrowd (Community Contests), një biznes në Australi. Imazhi është punuar për projektin ‘Anomali Arkeologjike 2’. – shkruhet në shpjegimin e imazhit me skeleton gjigand.

Lidhur me këtë imazh edhe National Geographic publikoi një lajm ku shpjegon se si nisi mashtrimi me imazhin e skeletit gjigand.

Zbulimi i kockave të dinosaurit në 1999

Imazhi tjetër i përdorur në publikim, tregon fotografi të gërmimeve të ndodhura në vitin 1993 në Nigeri nga Universiteti i Chicago-s. Fotografisë më pas i është shtuar një kafkë njeriu, e cila nuk duket në foton origjinale.

*fotografia e manipuluar
*fotografia origjinale

Për zbulimin e kockave të dinosaurit u publikuan edhe artikuj si ky i BBC, që shpjegon zbulimin e ri në vitin 1999.

Dy herë e njëjta kafkë

Një fotografi tjetër që shfaqet në publikimin në facebook është kjo:

Ajo që bie në sy menjëherë, është se kafka gjigande që duket në këtë foto është identike me atë të ‘zbulimit’ në imazhin pararendës.

Për të vërtetuar se dy kafkat janë në fakt i njëjti imazh, mjafton të t’i vendosim ato mbi njëra tjetrën për të parë nëse përputhen.

*Video e krahasimit të dy imazheve

Kafka gjigande

Një tjetër prej imazheve të përdorura në publikim për të mbështetur pretendimin se njerëzit gjigandë kanë ekzistuar dhe se ky zbulim mbahet i fshehtë, është një kafkë gjigande që po zbulohet nga dy njerëz.

Edhe ky imazh është produkt i programit Photoshop, përgatitur për edicionin e 12 të Anomalive Arkeologjike.

Blackbook, një dizajner amerikan, krijoi këtë imazh me Photoshop më 26 tetor 2008 për DesignCrowd (Community Contests), një biznes në Australi, për pjesëmarrje në projektin “Konkursi i Bonusit PS: Anomalitë Arkeologjike 12”.

Edhe një nga imazhet e tjera të përdorura në postimin që ngre pretendime për ekzistencën e njerëzve gjigandë, është një punim i krijuar për të njëjtin konkurs, atë të Anomalive Arkeologjike, por për vitin 2002.

*fotografia e publikuar në Facebook

Sa i përket gjurmëve të këmbës në gurë, një pjesë e shkencëtarëve besojnë se ato ndodhin si pasojë e erozionit ndërsa një pjesë e njerëzve mendojnë se ato janë gjurmë të këmbëve të njerëzve me përmasa të mëdha që kanë jetuar më përpara. Pavarësisht besimeve të ndryshme, asnjë teori nuk është vërtetuar lidhur me këto gjurmë.

Nisur nga këto të dhëna të gjetura në rrjet rezulton se pretendimi se zbulimi i skeleteve të njerëzve gjigandë është fshehur enkas është i pavërtetë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img