MARJO BRAKAJ
Një video me policë që shpërndanin dhunshëm kalimtarët, që kryeminsitri Rama postoi në facebook bëri xhiron ‘gabuar’ pa kursyer edhe edicionin e lajmeve në disa televizione. Duke ngatërruar tërësisht kontekstin, padashje, siç pranoi më pas vetë kryeministri, ai kontrubuoi në përhapjen e panikut dhe dezinformimit. Në kohën e koronavirusit, kur pre e këtij fenomeni bien edhe zyrtarë të lartë, “Faktoje” ju tregon një “sekret” sesi mund të shmaget ky gabim me pasoja të përmasave të mëdha.
———————————————————————————————————————
Përmes një postimi në facebok të shtunën më 21 mars, kryeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët shqiptarë se policia do ndërhynte me dhunë nëse nuk do respektohej distanca në radhëte pritjes.
“Këtë video nga Spanja ku dje vdiq një njeri çdo katër minuta, po e postoj për të gjithë ata që doshkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës!”
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Pak më vonë reagoi Partia Demokratike e cila akuzoi kryeministrin Rama se po përhapte panikdhe terror.
“Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë. Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë”.
Pas postimit të kryeministrir Rama reagoi edhe Ambasada e Spanjës në Shqipëri duke përgenjështruar lajmin.
Nuk vonoi dhe kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht ndjesë për lajmin e rremë duke u“justifikuar” se edhe ai për të parën here ra pre e “qytetarit dixhital”.
Rama: Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”! Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”.
Megjithatë kryeministri Edi Rama njoftoi se postimi nuk do hiqet, pasi sipas tij mesazhi mbetet i njëjtë: “Mbani distance në radhë, përndryshe do ndërhyjnë forcat e rendit”.
Përtej lajmit që përbën postimi nga kryeministri i një videoje apo materiali dezinformues që shkakton panik, sidomos në një situatë të tille, ka një mënyrë të “zgjuar” dhe të thjeshtë për të mos rënë pre e dezinformimit. “Faktoje” bëri këtë verifikim për videon në fjalë:
Nga video e postuar nga kryeministri Rama, copëzuam një pjesë “screenshoot” dhe e ndërlidhëm me motorin e kërkimit “Google”.
Screeenshot nga video e publikuar
Përmes opcionit “google search by image”, motori jep “propozime” me pamje të tjera të ngjashme në formë apo me përmbajte me atë që ne kërkojmë. Në “propozimet” që Google sjell pas kërkimit “përmes imazhit”, motori çon në “links” ose pamje (foto ose video) nga artikujt të ngjashëm të publikuar në media ndërkombëtare apo në rrjetet sociale.
Nga artikujt e “propozuar” nga Google, vërejtëm që pamje të ngashme / të përafërta ishin publikuar nga media ndërkombëtare, nga ku rezultoi se pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama i përkisnin një proteste të ndodhur në qytetin Hirak, në Algjeri më 7 mars 2020.
Rezultate nga kërkimi në Google