BallinaAktualitetCovid-19Nga veriu në jug, 300 km rrugë në masat shtrënguese të COVID-19

Nga veriu në jug, 300 km rrugë në masat shtrënguese të COVID-19

ANXHELA RUÇI

Në të gjitha rrugët e vendit ndalohet lëvizja e makinave dhe këmbësorëve, me përjashtim të rasteve të autorizuara nga Policia e Shtetit. Të shtunën e 21 marsit, “Faktoje” ka bërë një vëzhgim nga Dibra në Gjirokastër, duke përshkuar më shumë se  300 km.

Distanca nga Bulqiza në Gjirokastër sipas Google Maps

Rrugëtimi nisi nga Bulqiza në verilindje dhe përfundoi në qytetin jugor të Gjirokastrës. Gjatë këtij udhëtimi kaluam përmes Klosit, Burrelit, në rrugën kryesore Milot- Fushë-Krujës, Vorë-Durrës-Kavajë -Rrogozhinë, Lushnje-Fier, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë.

Postbllokët e Policisë

Në pothuajse të gjitha akset kryesore të hyrje-daljeve të qyteteve kishte postbllokë policie,që kontrollonin makinat nëse të ishin të pajisura me autorizim nga drejtoritë e policive vendore. Në rrugëtimin  prej 326 kilometrash hasëm 11 pika kontrolli policor.

Në disa prej postbllokëve, përveç efektivëve të Policisë së Shtetit kishte prani të Forcave Ushtarake.

Postbllok QTU, Fier

Postbllok rrethrotullimi i Rrogozhinës

Ura e Lumit, Gjirokastër

Lëvizjet e automjeteve dhe këmbësorëve

Vëzhgimi nga Bulqiza në Gjirokastër është kryer brenda orarit të lejuar të lëvizjes së automjeteve të autorizuara dhe  këmbësorëve, 07:00-13:00.

Në brendësi të qytetit të Burrelit, Fierit dhe Tepelenës, edhe pse lëvizja ishte e kufizuar, automjetet nuk mungonin, por binte në sy më shumë prania e njërëzve në rrugë dhe pika tregtimi.

Burrel

Fier

Tepelenë

Në rrugët kryesore si ajo e Milot-Fushë-Krujës, Lushnje-Fier dhe Levan-Tepelenë, Tepelenë-Kakavijë kishte qarkullim të ulët të automjeteve private dhe lëvizje të shtuar për automjetet e transportit të mallrave.

Levan-Tepelenë

Tepelenë-Kakavije

Autostrada Tiranë-Durrës, ishte rruga kryesore me më shumë levizje.

Tiranë-Durrës

Tiranë-Durrës

Masa dhe ndëshkime

Në 24 orët e fundit në rang kombëtar janë bllokuar 98 leje drejtimi dhe janë gjobitur 190 kalimtarë me masë administrative 10.000 lekë, të cilët kanë qarkulluar jashtë orarit të autorizuar.

Nga ora 13:00 e të shtunës (21 mars) deri të hënën(23 mars) në orën 05:00 të mëngjesit qarkullimi është i ndaluar si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet. Gjithashtu bizneset gjatë kësaj fashe kohore duhet të jenë të mbyllura, nisur nga urdhri i kryeministri Edi Rama. Të vetmit që lejohen të lëvizin janë: Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore, kompanitë mediatike, personat e autorizuara nga bashkia dhe shërbimet në banesë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img