BallinaAktualitetShtetrrethimi në Tiranë ndalon edhe këmbësorët, por për disa është “mision i pamundur”

Shtetrrethimi në Tiranë ndalon edhe këmbësorët, por për disa është “mision i pamundur”

JOEL ÇELA

Prej një jave, masat e qeverisë kundër shpërndarjes së koronavirusit COVID-19 sa vijnë e bëhen më drastike. Ndër urdhërat e fundit që komunikoi kryeministri Rama këtë të hënë ishte ndalimi i qarkullimit të këmbësorëve, pas orës 18:00. Qarkullimi u ndalua që sot, por duke filluar nga nesër do të sanksionohet edhe me gjobë.

Pak minuta pas kësaj ore “Faktoje” bëri një vëzhgim në rrugët e Tiranës, ku kalimtarët, ndonëse të paktë në numër, nuk mungonin. Disa dukej se po ktheheshin në shtëpi, ndërsa të tjerë kishin dalë për shëtitje si forcë zakoni, duke sfiduar kufizimin e radhës. Gjatë vëzhgimit tonë, asnjë prej tyre nuk u këshillua nga policia, përveç një rasti, kur nga një makinë policie në patrullim, efektivët u tërhoqën vëmendjen disa kalimtarëve duke u bërë thirrje:

“Ikni në shtëpi”!

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img