BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në Facebook“Shpulla” ndaj Berishës, jo sulm por përkëdhelje e një mbështetësi

“Shpulla” ndaj Berishës, jo sulm por përkëdhelje e një mbështetësi

Entuziazmi i shprehur nga një simpatizant gjatë panairit të Librit, i cili preku në faqe me dashamirësi ish-kryeministrin Berisha, është interpretuar në disa media si goditje me shuplakë ndaj politikanit të djathtë. Pamjet filmike dëshmojnë se titulli i përdorur për një agresion të mundshëm, është i pasaktë.

Jona Plumbi

Figura të njohura publike shpesh herë “përdoren” nga portalet në rrjet për të prodhuar lajme që kanë për synim mbledhjen e klikimeve. Ky është rasti i lajmit të publikuar nga portalet me titull “Sali Berishën e qëllojnë me shpullë në panair, ndërhyjnë me shpejtësi truprojat”.

Imazh i lajmit në reklamavip.com

Kushdo që e ka klikuar këtë lajm, me mendimin se do të informohet mbi incidentin që njofton titulli, pasi lexon artikullin kupton se në fakt situata ka qënë e ndryshme. “Një qytetar në mënyrë dashamirësie, pasi i puthi dorën, e preku ish-kryeministrin me duar në faqe, duke e qëlluar me shpullë në faqe Berishën.” – shkruan artikulli, duke lënë të kuptohet se në fakt “shpulla” ka qenë një shprehje afrimiteti e një simpatizanti dhe jo sulm fizik ndaj ish-kryeministrit, ashtu si nënkupton titulli.

Kjo vërtetohet edhe nga pamjet e momentit të “incidentit” ku duket qartë se simpatizanti i puth dorën Berishës dhe më pas e prek në faqe, si formë përkëdhelie dashamirëse. Ish-kryeministri shfaqet i qeshur gjatë këtij momenti, duke vërtetuar se nuk po ndodh asnjë akt dhune. Duhet thënë se roja personale që shoqëronte zotin Berisha reagoi menjëherë dhe nuk ishte shumë i lumtur nga veprimi fizik i fansit. [fotot më poshtë]

Ky rast, ashtu si shumë raste të tjera, shfrytëzohen nga portalet për të publikuar titujt bombastikë, por që e “shfryjnë” të gjithë “alarmin” e njoftuar në brendësi të tyre. Qëllimi i këtyre artikujve është mbledhja e sa më shumë klikimeve për përfitime personale dhe jo ofrimi I informacioneve të faktuara për lexuesit.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img