.

.

BallinaPertejShifrat e aksidenteve përballë zotimit të qeverisë për “Vitin e Sigurisë Rrugore”

Shifrat e aksidenteve përballë zotimit të qeverisë për “Vitin e Sigurisë Rrugore”

Numri i aksidenteve rrugore dhe vdekjet si pasojë e tyre, në 9 muajt e parë të vitit 2020, përveç tre muajve të karantinës, ka qenë në rritje. Pavarësisht zotimeve të qeverisë se 2020-a do të ishte “Viti i Sigurisë Rrugore”, po rezulton e kundërta.


Alarmante! Muaji shtator regjistron një numër të lartë aksidentesh rrugore, përkatësisht 626 aksidente, 10 aksidente më shumë se muaji shtator i vitit të kaluar. Ky bilanc është vërtet shqetësues. Nga muaji në muaj, vihet re një rritje e numrit të aksidenteve rrugore. – ngrinte shqetësimin Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore më 2 tetor.

Aksidentet rrugore në 9 muajt e parë të vitit 2020 kanë shkaktuar vdekjen e 137 personave, ku vetëm në tre muajt e fundit kanë humbur jetën 64 persona nga 55 viktima që u shënuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke përfshirë tre muajt kur u kufizua pothuajse krejtësisht lëvizja e automjeteve, publikoi të dhënat “optimiste” të 7 muajve të parë të vitit që dëshmonin sipas tij rënie të numrit të vdekjeve nga aksidentet rrugore, në krahasim me vitin e kaluar. Por ky “entuziazëm”, duket se është zhbërë në muajt që vijuan, gusht dhe shtator.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, të përpunuara e më pas të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në muajin shtator 2020 kanë ndodhur 138 aksidente rrugore nga 122 aksidente të ndodhura në muajin Shtator 2019. Rritja është 13,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në nëntëmujorin e 2020-s, numërohen 903 aksidente rrugore nga 1.136 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2019, duke u ulur me 20,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, por diferenca I takon vetëm muajve të kufuzimit të lëvizjeve pas aktit normativ për shkak të pamndemisë së Covid-19.

Po ashtu edhe muajt korrik e gusht 2020 shënuan më shumë humbje jete si pasojë e aksidenteve rrugore, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin Korrik 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 13 persona të vdekur në Korrik 2019– thuhet në raportin e INSTAT.

Në muajin gusht 2020 u shënuan më shumë vdekje si pasojë e aksidenteve rrugore, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin Gusht 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona nga 22 persona të vdekur në Gusht 2019 – thuhet në raportin e muajit gusht 2020 nga Instat.

Numri i lartë i aksidenteve rrugore dhe viktimat e shkaktuara prej tyre mbeten problem prej shumë vitesh në Shqipëri.

Në vitin 2009, Ministria e Infrastrukturës hartoi “Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2009-2020”.

Vendi ynë ka humbur miliona euro çdo vit nëpërmjet dëmeve të pronës, shpenzimeve mjekësore dhe uljes së produktivitetit. Fatkeqësisht shumë nga viktimat e aksidenteve rrugore, janë të moshës 16 – 44 vjeç dhe janë anëtarët më produktivë të popullatës sonë dhe më aktivë për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Nëqoftëse nuk do të ketë ndërhyrje, këto humbje të tmerrshme njerëzore dhe ekonomike do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme – theksohej në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2009-2020.

Më 7 gusht 2020, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lajmëroi se në vjeshtë do kishte ndryshime në Kodin Rrugor.

Në vjeshtē 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta” – shkruante Lleshaj në 7 gusht.

Mirëpo deri më tani, Ministria e Brendshme nuk ka paraqitur ndonjë propozim për ndryshim ligjor në Kodin Rrugor, gjë që e ka konfirmuar vetë ministri Lleshaj të martën, më 21 tetor.

Brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimin e masave për një sërë shkeljeshshkroi ministri Lleshaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img