BallinaFaktometerE PavërtetëRuçi: Numri i aksidenteve me pasojë vdekjen shënoi ulje në raport me vitin 2018

Ruçi: Numri i aksidenteve me pasojë vdekjen shënoi ulje në raport me vitin 2018

MARJO BRAKAJ

Siguria rrugore në vendin tonë është problem dhe numri i viktimave nga aksidentet janë treguesi për këtë fenomen. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se në 2019-n ka pasur më pak viktima nga aksidentet krahasuar me 2018-n. “Faktoje” verifikoi deklaratën që Ruçi bëri gjatë takimit me zyrtarin e lartë të OKB në Tiranë.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

“Numri i aksidenteve rrugore gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, është ulur me rreth 13%, ndërkohë që numri i aksidenteve me vdekje shënoi një ulje më të lehtë.”

Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi që pati me të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Jean Todt më 13 dhjetor 2019 për sigurinë rrugore.

Aksident rrugor me pasojë vdekjen

Për të verifikuar këtë deklaratë të kreut të Kuvendit Ruçi, “Faktoje” iu referua të dhënave të publikuara nga INSTAT, me burim Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Nga ky verifikim rezulton se numri i aksidenteve me pasojë vdekjen gjatë vitit 2019 është rritur në raport me vitin 2018. Në periudhën janar-nëntor të vitit 2019 kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore 13 persona më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018.

INSTAT: Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2019 (Janar-Nëntor), numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 203. Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2018 (Janar-Nëntor), humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, 190 persona.

Nisur nga gjetjet gjatë verifikimit, vendosëm që deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Ruçi në takimin me të dërguarin e OKB-së, Todt do ta kategorizojmë si “Të Pavërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img