BallinaBurokraci“Shefqet Ndroqi” refuzon të përgjigjet nëse ofrohet shërbim psikologjik për pacientët me “Covid-19”

“Shefqet Ndroqi” refuzon të përgjigjet nëse ofrohet shërbim psikologjik për pacientët me “Covid-19”

Edhe pse kanë ndodhur katër raste të vetëvrasjeve së pacientëve të shtruar me Covid-19, në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk ka të dhëna zyrtare mbi shërbimin e psikologëve për pacientët e infektuar. Edhe pse subjekt i ligjit “Për të drejtën e informimit”, teksa ka kaluar afati ligjor, spitali “Shefqet Ndroqi” nuk iu përgjigj një kërkese për informacion dërguar nga “Faktoje”.


Katër pacientë të infektuar nga virusi Sars-Cov-2 dhe të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur edhe si COVID 2, janë vetëhedhur duke humbur jetën.

Pacienti i parë i infektuar nga koronavirusi i ri, që kreu vetëvrasje në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ishte 29 vjeçari nga Durrësi, me iniciale Xh. K.

Në 2 shtator, 65-vjeçari Hasan Mira nga Klosi, i cili kishte vetëm 24 orë që trajtohej në mjediset e spitalit, u hodh nga kati i tretë.

Më 1 nëntor, një tjetër pacient u vetëhodh nga dritarja e dhomës ku po trajtohej në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” duke gjetur vdekjen.

Më 30 nëntor një 60-vjeçar me inicialet L.S., u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” duke humbur jetën.

Ndonëse ministrja e Shëndetësisë, Ogera Manastirliu kishte deklaruar se në këtë strukturë spitalore prej disa kohësh ofrohej edhe shërbimi psikologjik për pacientët e infektuar nga “Covid-19”, disa ditë më pas shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala, përgënjeshtoi pohimin e ministres.

Më 16 nëntor, “Faktoje” kërko informacion nga spitali “Shefqet Ndroqi” lidhur me shërbimin e psikologëve për trajtimin e pacientëve të infektuar nga virus Sars-Cov-2.

Kërkesë për informacion drejtuar Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”

Ndonëse spitali është subjekt i ligjit “Për të drejtën e informimit”, përtej kalimit të afatit ligjor, “Shefqet Ndorqi” nuk iu përgjigj kërkesës për informacion.

Roli i psikologut në spitalet ku qëndrojnë pacientët e infektuar nga virusi Sars-Cov-2, nga Organizata Botëre e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik si dhe nga psikologë të ndryshëm konsiderohet si tejet i rëndësishëm e madje jetik.

Lexo dhe: “Shefqet Ndroqi” pa psikologë edhe pas vetëflijimit të tre pacientëve me Covid-19

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img