BallinaRajoni përmes fakteveFake news-et për vaksinën e Covid-19 dhe 'varësia' e publikut ndaj teorive të konspiracionit

Fake news-et për vaksinën e Covid-19 dhe ‘varësia’ e publikut ndaj teorive të konspiracionit

Ende pa nisur fushata e vaksinimit kundër covid-19, pas krijimit të vaksinës në nëtor të këtij viti, nëpër rrjetë sociale dhe disa media online, në vendin tonë e më gjerë, ‘gëluan’ teoritë e konspiracionit për efektet negative të saj. Një studim europian, tregoi ndërkohë se Shqipëria është në vendin e dytë, kur vjen fjala tek ndikimi nga teoritë konspirative, ndërsa Maqedonia e Veriut në vend të parafundit, duke dëshmuar nivel më të lartë besimi tek institucionet, në situata si kjo e pandemisë.

—————————————————————————————————————————————–

Prej shpalljes së pandemisë së Covid-19, në të gjithë botën, që prej muajit mars 2020, një ndër shqetësimet në të mëdha, ishte se kur do të krijohej vaksina.
Në nëtor të 2020-s, kompania gjermane BioNTech dhe firma amerikane Pfizer, përmes një deklarate publike njoftuan për vaksinën e zhvilluar bashkërisht e cila kishte rezultuar 90% efektive për parandalimin e infektimeve nga COVID-19, bazuar në provat gjatë fazës së tretë.
Ende pa mësuar nëse Shqipëria do të mund të siguronte këtë vaksinë për qytetarët e saj, në një kohë të afërt, nëpër rrjetet sociale dhe media të ndryshme online, filluan të shpërndaheshin lajme të rreme apo teori konspirative, të cilat kishin në qendër efektivitetin e vaksinës dhe çrregullimet që ajo mund të sjellë.
Këto janë disa nga lajmet që kanë qarkulluar dhe vazhdojnë të qarkullojnë në shumë prej mediave shqiptare, pas daljes së vaksinës:

Studimet mbi këto teori

Sondazhi i fundit nga Grupi Këshillimor i Politikave Ballkani në Europë, BiEPAG.  tregon se mbi 75 për qind e popullsisë në Ballkanin Perëndimor besojnë në shumë ose disa nga teoritë e konspirative popullore rreth COVID-19.

Sipas sondazhit vendi  me përqindjen më të lartë të mbështetësve të teorive konspirative në Ballkanin Perëndimor është Shqipëria. Nga grafiku shohim sesi Maqedonia e Veriut është e parafundit në lsitën e vendeve që mbështesin këto teori.

Forca e teorive konspirative në Ballkani Perëndimor, dukshëm më i përhapur në segmente të gjera të shoqërisë se kudo tjetër në Evropë,duke nënvizuar dhe përforcuar mungesën e besimit në shoqëri dhe te institucionet.

Çfarë thotë OBSH?

Në faqen zyrtare të OBSH mes shumë informacioneve të bëra publike në lidhje me vaksinën e COVID-19, ky institucion bën me dije se kur dikush vaksinohet, ka shumë të ngjarë të mbrohet nga sëmundja ndaj së cilës
është vaksinuar. Por jo të gjithë mund të vaksinohen. Njerëzit me kushte të veçanta shëndetësore, që dobësojnë sistemin e tyre imunitar (të tilla si kanceri ose HIV) ose që kanë alergji të rënda, mund të mos jenë nëgjendje të vaksinohen me vaksina të caktuara.

Megjithatë në asnjë paragraf tjetër të këtij njoftimin publik, nuk përmenden informacione të cilat kanë të bëjnë me çrregullimet gjenetike apo psikologjike, si pasojë e përdorimit të vaksinës.

Çfarë thonë mjekët?

Sipas Dr Erion Dashos I cili është edhe Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt periudha e pandemisë u karakterizua nga një fenomen i cili nuk ndodh për herë të parë por këtë herë ishte i shumfishuar për shkak të rëndësisë dhe interest publik. Fenomeni sipas tij konsistonte në atë që shumë lajme që nuk janë të destinuara për konsumim publik pasi publiku nuk arrin ti kuptojë pasi nuk ka formimin e duhur ti analizojë. Dje FDA në një panel prej 21 personash votuan 17 pro dhe 4 kundër sigurisë së vaksinës. Kjo do të thot që edhe atje ka persona të cilët në përputhje me fushën e tyre të kopetencave e gjykojnë se element të caktuar të sigurisë së vaksinës nuk janë sqaruar plotësisht. Por pjesa më e madhe votoi pro dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm për publikun shqiptar.
“Lajmi më i mirë është se një organizëm shumë prestigjoz sikurse është FDA(Food and Drug Administration) ka autorizuar përdorimin e vaksinës dhe kjo duhet të mjaftojë për të sguruar gjithkënd se vaksina është e suksesshme dhe nuk do të ketë efekte anësore të tilla që të alarmojë personat që do ta bëjnë”-përfundoi Dasho

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img