BallinaPertejSemani dhe Darëzeza, plazhet e “harruara” nga pushteti

Semani dhe Darëzeza, plazhet e “harruara” nga pushteti

JOEL ÇELA & MARJO BRAKAJ

Në vijën bregdetare të Semanit dhe Darëzezës në Fier, pushuesit janë fare të pakët. Bizneset në këtë zonë po përballen me një krize të madhe financiare. Ata nuk kanë qenë pjesë e paketës së ndihmës ekonomike nga qeveria, dhe ndërkohë kanë vuajtur edhe pasojat e “indiferencës” së pushtetit vendor.


E kam hapur vetëm për t’i qenë besnik pushuesve që kanë ardhur edhe vitet e tjera. Në ditët e javës plazhi është thuajse bosh. Në fundjavë ka disi më shumë lëvizje. Sivjet sezoni te ne u kap më 15 korrik pasi dalja e detit kishte krijuar një pellg me ujë i cili nuk lejonte asnjë automjet të futej në plazh – shpreht Ilir Gjeçi, pronar i një lokali në bregdetin e Semanit.

Plazhi i Semanit, gusht 2020

Pothuajse të njëjtat fjalë dëgjuam edhe nga pronarët apo menaxherët e bizneseve në bregdetin e Semanit , të cilët theksuan se përveç mungesës së pushuesve, mungesa e ndihmave nga ana e pushtetit vendor apo qendror e ka përkeqësuar gjendjen.

Nuk patëm asnjë mbështetje, as nga qeveria e as nga bashkia. Taksat vijojmë t’i paguajmë si çdo vit. Nga bashkia erdhën si fillim të bënin matjet e në bazë të sipërfaqes që shfrytëzojmë, paguajmë edhe taksat. Sivjet le të themi që shpresojmë mos dalim me humbje – shprehet Arben Koliçi, pronar i një lokali në plazhin e Semanit.

Biznes në plazhin e Semanit, gusht 2020

Situatë thuajse e njëjtë paraqitej edhe në plazhin e Darëzezës. Mungesa e pushuesve vihej re  në të gjithë vijën bregdetare.

Plazhi i Darëzezës, gusht 2020

Përveç mungesës së pushuesve, ura në hyrje të fshatit, e cila më pas të çonte në plazh, mbetet një problem i pazgjidhur prej vitesh.

Ura në Darzezë

Në krahasim me plazhin e Semanit, situata te ne ka qenë më e mire. Të paktë kanë qenë pushuesit këtë vit. Thuajse të gjithë janë vendas. Vitet e tjera ka pasur edhe ndonjë të huaj – u shpreh pronari i një lokali në bregdetin e Darëzesës.

Turizmi, një ndër sektorët që mban peshën më të madhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me gati 1,5 miliardë euro, ishte ndër më të goditurit nga pandemia “Covid-19”. Mungesa e paketave ndihmëse nga qeveria apo lehtësirave nga pushteti vendor e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e këtij sektori.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img