BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRrezet e Diellit nuk udhëtojnë paralelisht drejt Tokës pavarësisht thjeshtësimit në librat e shkollës

Rrezet e Diellit nuk udhëtojnë paralelisht drejt Tokës pavarësisht thjeshtësimit në librat e shkollës

Pretendimi:Shkenca thotë se rrezet e Diellit arrijnë në Tokë paralelisht, por në rastin e eklipsit e paraqet ndryshe rrugën e dritës

Verdikti: E pavërtetë

Eklipsi diellor i 8 prillit ngjalli mjaft interes dhe ashtu si gjithmonë dhe mosbesim në shkencë dhe teori të dyshimta. Një prej tyre është edhe ngritja e dyshimeve për mënyrën se si rrezet e Diellit mbulohen nga Hëna gjatë një eklipsi.

Rrezet e Diellit arrijnë në Tokë paralelisht, përveç në rastin e eklipsit…Për eklipsin rrezet e Diellit bëjnë një përjashtim”- shkruan një përdorues i Facebook në 13 prill në postimin që shoqëron një imazh të Diellit dhe momentin të eklipsit.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Pjesa e sipërme të imazhit paraqet rrezet e Diellit dhe mbishkrimin në anglisht: “shkenca thotë se rrezet e Diellit mbërrijnë në Tokë paralelisht”. Në pjesën e poshtme të imazhit, është paraqitur rindërtimi gjeometrik i një eklipsi dhe hijet që lëshon Hëna mbi Tokë ku rrezet e Diellit kryqëzohen me njëra-tjetrën grafikisht.

Pikëpyetja e ngritur në këtë imazh është ndarë gjerësisht online ditët e fundit dhe ka tërhequr edhe komente që vënë në dyshim shkencën.

Për të verifikuar këtë dyshim, nevojitet të shpjegojmë fillimisht se çfarë është një eklips diellor. Ky fenomen planetar ndodh kur Hëna kalon midis Tokës dhe Diellit dhe bllokon dritën e këtij të fundit. Hija që krijohet në Tokë, është e lidhur me pozicionin e Hënës si dhe hapësirën gjeografike të Tokës në të cilën ndodhet vëzhguesi. 

Paraqitja gjeometrike e eklipsit diellor dhe hijes së krijuar në Tokë

Përsa i përket mendimit se rrezet e diellit udhëtojnë paralelisht drejt Tokës, duhet të kihet parasysh se bëhet fjalë për një koncept të thjeshtuar dhe jo përkufizim të saktë.

Ideja që rrezet e Diellit të arrijnë në Tokë në vija paralele është një model i dobishëm për të kuptuar se si rrezet e dritës udhëtojnë në distanca të gjata dhe se si ato mund të fokusohen nga thjerrëzat ose pasqyrat. Ky thjeshtëzim ndihmon në aplikime praktike si optika dhe grumbullimi i energjisë diellore. Megjithatë, natyra e vërtetë e dritës është më komplekse dhe përshkruhet nga parimet e mekanikës kuantike dhe teorisë elektromagnetike.

Imazhi i përhapjes së rrezeve të Diellit në varësi të largësisë nga objekti

Dielli lëshon rreze drite në çdo drejtim. Por duke qenë se Dielli është shumë larg nga Toka, rrezet e Diellit që arrijnë tek ne janë praktikisht paralele. Parë nga Toka, çdo dy rreze Dielli formojnë një kënd maksimal prej ~ 0,53°. Rrezet e Diellit janë praktikisht paralele, por jo krejtësisht paralele.

Për shumicën e qëllimeve praktike, mund të supozojmë se rrezet e Diellit janë paralele për thjeshtim. Por në raste të tjera, këndi i vogël është kritik për problemin dhe duhet ta marrim parasysh.

Në rastin e eklipseve, objektet e përfshira janë shumë më të mëdha dhe shumë më larg. Prandaj, këndi i rrezeve të Diellit është kritik për problemin, dhe ne duhet ta konsiderojmë atë. Ne kemi nevojë për përfshirjen e konceptit të këndit të rrezes për të përcaktuar llojin e eklipsit Diellor (total ose unazor), rrugën e tërësisë, gjatësinë e një eklipsi total hënor, etj.

Faktoje ka verifikuar një sërë artikujsh mbi teoritë konspirative mbi eklipsin.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img