Pretendimi: Ky imazh tregon presidentin izraelit Netenyahu duke dhënë një mesazh lidhur me një profeci

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me IA

———————————–

Në rrjete sociale po qarkullon një imazh që duket se tregon kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu duke pozuar me një lopë të kuqërremtë. Imazhi përshkruhet si një “mesazh” që ka lidhje me një “Profeci së Mëshqerrës së Kuqe”.

Postimi i ndarë në këto momente të nxehta në konfliktin historik Izrael-Palestinë, i referohet një rituali hebre që parashikon flijimin e një lope të kuqe si parapërgatitje për ngritjen e një tempulli (Tempulli i Tretë) në Malin e Tempullit në Jeruzalem, ku prej 13 shekujsh ndodhet xhamia Al-Aqsa. Imazhi online po përdoret si “provë” se izraeli po përgatit mposhtjen finale të palestinezëve duke realizuar një profeci të lashtë hebreje. 

Imazhi i mësipërm është dukshëm i gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (IA). Kjo dallohet në këndet e panatyrshme të dritës, sfumimin e imazhit dhe dysheku krejt i bardhë në një dysheme të pisët. Në fakt, ky imazh i përngjan më shumë një pikture shumë realiste se sa një fotografie.

Origjina IA e imazhit konfirmohet edhe nga mjeti Is It AI që përdoret për të zbuluar nëse një imazh është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Vlen gjithashtu të përmendet se burimi i imazhit, shënuar në pjesën e poshtme, @BenShapiro_IL është një llogari satirike në Twitter.

Një tjetër tregues se imazhi i mësipërm është i gjeneruar në mënyrë kompjuterike është se lopa e kuqe, që plotëson parametrat e kërkuara nga ligji i lashtë hebre, është praktikisht një anomali biologjike. Për shembull, lopa duhet të jetë tërësisht e një ngjyre (pa pulla apo pika) dhe qimet e lopës duhet të jenë absolutisht të drejta (për t’u siguruar që lopës nuk i është vënë zgjedha më parë). 

Ky pretendim është përgënjeshtruar edhe nga kolegët e Hibrid.