BallinaPremtimeRindërtimi me ‘hapin e breshkës’ në Kavajë, vetëm 6 shtëpi të rindërtuara nga 133

Rindërtimi me ‘hapin e breshkës’ në Kavajë, vetëm 6 shtëpi të rindërtuara nga 133

EDIT NIKOLLI

Rindërtimi në Bashkinë e Kavajës, ndër zonat që pësoi dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, kur ka kaluar mëse 1 vit nga fatkeqësia natyrore, është shumë larg afateve të premtuara nga qeveria dhe pushteti vendor. Në fund të këtij viti ka vetëm 6 shtëpi të rindërtuara, nuk ka nisur puna për rindërtimin e pallateve, ndërsa ka banorë që ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin për dëmet e riparueshme nga tërmeti.


Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ende të pranishme në terren. Shumë familje shohin se si skadojnë njëri pas tjetrit afatet e dhëna nga qeveria apo përfaqësuesit vendorë, për rindërtimin e shtëpive që u shkatërroi tërmeti.

Faktoje vendosi të verifikojë sesa banesa janë rindërtuar nga e para, nëse ka nisur puna për rindërtimin e pallateve (banesave kolektive) dhe nëse të gjitha familjet në bashkinë Kavajë, kanë marrë dëmshpërblimet për tërmetin.

Më 7 dhjetor, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion bashkisë Kavajë, ku interesoheshim se në cilën fazë ndodhet procesi i rindërtimit.

                                 Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Kavajë

Sipas përgjigjes së institucionit, janë përfunduar vetëm 6 njësi individuale, nga 133 të planifikuara.

                                                    Përgjigje e Bashkisë Kavajë

Në Bashkinë e Kavajës, janë dhënë premtime të përsëritura edhe për hedhjen e themeleve të 9 pallateve, 7 në Kavajë dhe 2 të tjera, në njësinë administrative Golem, pjesë e territorit të bashkisë Kavajë.

Një prej këtyre premtimeve ishte ai i muajit nëntor, nga kryeministrit Rama, sipas të cilit brenda pak javësh do niste puna  për rindërtimin e dy blloqeve të rilindjes.

Por nga përgjigja e Bashkisë Kavajë, na kofirmohet zyrtaisht se ndërtimi i pallateve si në Kavajë, apo Golem, ende nuk ka nisur.

                                                      Përgjigje e Bashkisë Kavajë

Edhe nga verifikimi në terren, konstatuam se jo vetëm që nuk ka nisur puna për rindërtimin e pallateve, por ka ende pallate që nuk janë shembur, si në Golem.

                                  Pallatet e pa shembura në njësinë administrative Golem, 21 dhjetor

Për sa i përket pagesës së dëmshpërblimeve për dëmtimet e shkaktuara nga termeti, në shkallën DS1, DS2 dhe DS3, kanë marrë pagesat 1034 familje nga 1208 aplikime gjithsej, sipas përgjigjes së bashkisë Kavajë.

                                                 Përgjigje e Bashkisë Kavajë

“Faktoje” gjatë një vëzhgimi në terren konfirmoi se ka ende familje të cilat kanë pasur vonesa në marrjen e dëmshpërblimeve nga tërmeti.

                                            Shtëpia e T.H, e demtuar nga termeti i 26 nëntorit 2019

T.H banorë e një pallati në bashkinë Kavajë shprehet:

“Unë dhe burri jemi të papunë, kemi dy femijë. Kur ra tërmeti patëm dëmtime në banesë, ata të bashkisë kanë ardhur kanë bërë foto, na kanë thënë se do të na lajmërojnë së shpejti, por deri më tani asgjë, ne nuk kemi mundësi ta riparojmë”.

“Faktoje” takoi edhe shumë banorë në bashkinë Kavajë që ende prisnin pagesën e dëmit.

L.N banore e lagjes 5 na tha se pas 3 inspektimesh nga bashkia, për përcaktimin e dëmëve, ende nuk ka marrë pagesën. Gruaja ndodhej për të disatën herë në dyert e bashkisë, në pritje të një përgjigjeje se kur do ta marrë dëmshpërblimin.

“Faktoje” shkoi të verifikonte disa banesa individuale të dëmtura rëndë nga tërmeti.  M.R banor në lagjen nr. 2 na konfirmoi se shtëpia ishte e dëmtuar në nivelin DS4, që në tërmetin e 21 shtatorit 2019.

Jemi 5 kurora në familje, akoma po presim për rindërtimin e shtëpisë, nuk kemi marrë as bonus qiraje.”-tha ai për Faktoje.

                                      Shtëpia e M.R, e dëmtuar nga termeti i shtatorit 2019, në Kavajë

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img