BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRiciklohet pas 5 vitesh intervista për sigurinë ushqimore

Riciklohet pas 5 vitesh intervista për sigurinë ushqimore

Shkrimi që ngre alarmin për sigurinë e ushqimeve që konsumojmë është një riciklim i një intervistë të pesë viteve më parë të ish-ministrit të bujqësisë Ahmet Osja. Titulli i shkrimit ngre një alarm të panevojshëm për të thithur klikime online.

Nevila Gjata

Mediat po ribotojnë shkrime të viteve më parë, të cilat i servirin si të aktualizuara, për qëllime të mirëfillta klikimi, duke përhapur në disa raste edhe panik. I tillë është edhe shkrimi i botuar mbi rrezikun e jetës së qytetarëve nga ushqimet, i botuar në datën 16 nëntor 2022 në portalin Korrieri.

(screenshot i lajmit të publikuar nga korrieri.com.al)

“Ish-ministri i bujqësisë: Shqiptarëve po ju vjen vdekja nga…”, ngre shqetësimin titulli i shkrimit dhe sigurisht që ka tërhequr edhe klikime të shumta nga lexuesit.

Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se shkrimi në fjalë, një intervistë apo opinion I dhënë nga ish-ministri i Bujqësisë, Ahmet Osja,  është botuar në 3 qershor 2017 në portalin Dritare.net .

Pesë vite më parë, opinion i ekspertit të bujqësisë kishte një tjetër kontekst nga ai i sotmi ku të gjithë po vuajmë pasojat e rritjes së çmimeve të ushqimeve nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Madje titulli origjinal “Ish-ministri i Bujqësisë: Shqiptarëve po ju vjen vdekja nga ushqimi” sot është risjellë edhe më alarmues duke hequr fjalën ushqimi dhe zëvendësuar atë me tre pika

Duhet theksuar gjithashtu, se shkrimi i ricikluar vjen ndërkohë që profesori i nderuar ka dy vite që është ndarë nga jeta dhe një intervistë e tij, trajtohet nga portali si të jetë aktuale duke mos dhënë asnjë detaj për periudhën e publikimit të saj apo faktit që është një ribotim i një shkrimi të hershëm.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img