BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRiciklohen akuzat e Netanyahu ndaj Soros për dëbimin e azilkërkuesve

Riciklohen akuzat e Netanyahu ndaj Soros për dëbimin e azilkërkuesve

Një artikull i publikuar së fundi mbi akuzat e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndaj George Soros rezulton se është ricikluar nga portalet.  “Faktoje” vërtetoi se pretendimet për përshirjen e filantropistit në fushatën kundër dëbimit të emigrantëve azilkërkues në Izrael i përkasin vitit 2018.

Një artikull i publikuar nga Patriotikmedia.com njofton se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu fajëson George Soros për fushatën kundër dëbimit të emigrantëve nga Izraeli.

Miliarderi hungarez-amerikan George Soros qëndron pas fushatës publike kundër planit të qeverisë për të dëbuar emigrantët sudanezë dhe eritreanë në një vend të tretë në Afrikë, që besohet gjerësisht të jetë Ruanda, tha të dielën kryeministri Benjamin Netanyahu.”

Kështu e nis lajmin redaksia e patriotikmedia.com duke vijuar me shpjegimin se deklarata në fjalë është bërë në takimin javor të ministrave të partisë së Netanyahut. Por me një kërkim të thjeshtë në rrjet me fjalët kyçe të këtij lajmi, tregon se artikulli është publikuar fillimisht nga “The Jerusalem Post” në datën 5 Shkurt 2018.

Një lexim i shpejtë i të dy artikujve tregon se në fakt, artikulli i patriotikmedia.com është një përkthim i lajmit të “The Jerusalem Post”, duke përdorur shërbimin e Google Translate.

*teksti i lajmit të The Jerusalem Post i përkthyer me google Translate përputhet 100% me tekstin e artikullit të publikuar nga patriotikmedia.al

Lajmi i vitit 2018 i publikuar nga “The Jerusalem Post” për akuzat që Netanyahu hodhi në drejtim të George Soros bënte fjalë për një plan të qeverisë së Izraelit për deportime masive të azilkërkuesve që vinin nga Eritrea dhe Sudani. Kundër këtij plani u organizuan protesta nga një grup i quajtur “Rabinët për të Drejtat e Njeriut”, organizatë izraelite e themeluar në vitin 1988 në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Kryeministri izraelit e quajti vepër të George Soros aktivizmin kundër deportimeve masive, duke u nisur nga fakti se Soros ka kontribut në Fondin e Izraelit të Ri, një qendër e të majtës për grupet izraelite të të drejtave të njeriut, e cila më pas financon organizatat që kundërshtojnë dëbimet.

Sipas “The Times of Israel”, George Soros e ka mohuar një gjë të tillë. “Në kundërshtim me pretendimin e rremë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, George Soros nuk po financon asnjë protestë kundër planit të Izraelit për të dëbuar mijëra azilkërkues afrikanë”, tha një zëdhënës i Soros për mediat izraelite.

Për planin e qeverisë izraelite, asokohe reagoi edhe Amnesty International, e cila e quajti deportimin e azilkërkuesve afrikanë si braktisje mizore dhe e gabuar e përgjegjësisë.

Shpesh herë informacione të ricikluara ofrohen si lajme të reja për publikun, duke keqinformuar lexuesit. I tillë është rasti i lajmit mbi akuzat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu drejtuar George Soros. Nisur nga informacionet publike në rrjet mund të themi me siguri se lajmi i publikuar nga patriotikmedia.com është i ricikluar nga një informacion i publikuar 5 vjet më parë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img