BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookReplika e Shkëlzen Berishës riciklim i lajmit të 3 viteve më parë

Replika e Shkëlzen Berishës riciklim i lajmit të 3 viteve më parë

Një replikë e Shkëlzen Berishës ndaj Izet Haxhisë, e publikuar në ditët e para të janarit është riciklim i një lajmi të tri viteve më parë. Ky lajm është publikuar disa herë gjatë viteve të fundit nga portalet në përpjekje për të fituar klikime.

 

Në janar të 2020, Shkëlzen Berisha u përfshi në një debat në distancë me Izet Haxhinë, ish truprojën e babait të tij, me shkëmbime akuzash dhe kundërakuzash të ashpra. Në të njëjtin cikël të ndryshimit të viteve, por tre vite më vonë, këto replika janë ricikluar këtë janar nga portali valetal.info në përpjekje për të fituar klikime.

“Shkëlzen Berisha sulmon: Izet Haxhia, për.vers e impotent! Izeti: A ke pasur lidhje in.time, me avokatin që e vr.anë Zen?!”– ky është titulli që shoqëron artikullin e ricikluar, i cili ka marrë 829 pëlqime.

Screenshot nga portali https://valetal.info/aa/

Me një kërkim të thjeshtë në rrjet, rezulton se artikulli për herë të parë është publikuar në janar të 2020 nga portali https://ëëë.ekskluzive.al/, më pas lajmi ka qarkulluar në portale të ndryshme pa asnjë ndryshim. Ndërkohë, i njëjti artikull është publikuar më 29 dhjetor të 2022 nga Portali24 përmes rrjetit social Facebook, siç zbulohet nga motori i kërkimit “CroudTangle”.

Edhe në dhjetor, rishpërndarja e këtij lajmi ka marrë 843 reagime nga lexuesit. Lajme të pavërteta dhe të ricikluara ndër vite synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit për të mbledhur sa më shumë klikime.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Gazetare Ajo është diplomuar në fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës në nivelin “Bachelor” si dhe ka kryer studimet në të njëjtin fakultet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”. Esmeralda ka më shumë se 10 vite që punon si gazetare ekonomie në media të ndryshme, kryesisht televizione. Fillimet e saj kanë qënë në Platformën Tring, si pjesë e kanalit informativ “7 News” ku ka mbuluar raportimet mbi çështjet me karakter social dhe ekonomik. Në mars të 2013, Esmeralda ka punuar si gazetare dhe njëkohësisht si folëse lajmesh në televizionin “Agon Channel”, ndërkohë që nga shtatori i 2015 ka qënë pjesë e redaksisë së lajmeve në RTSH si gazetare ekonomie, folëse lajmesh si dhe pjesë e stafit të emisionit “Përballë” nën autorësinë e Lutfi Dervishit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img