BallinaFaktometerE PavërtetëFotografia miqësore e Kurtit dhe Vuçiç është manipuluar

Fotografia miqësore e Kurtit dhe Vuçiç është manipuluar

Një foto ku shfaqen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, krah për krah, po qarkullon në internet, si në hapësirat shqipfolëse, dhe në ato serbe. Ajo po përdoret për të akuzuar të dy kokat e shtetit si ‘bashkëpunëtorë’ apo tradhtarë. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se kjo foto është në të vërtetë një montazh.

————————————-

Që prej fundit të dhjetorit është duke qarkulluar në në mediat sociale shqipfolëse një fotografi ku shfaqen në krah të njëri-tjetrit, në një pozicion të shpenguar e pak më miqësor se ajo që jemi mësuar të shohim, presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin kosovar Albin Kurti. Ky imazh po përdoret në shqip  për të akuzuar kryeministrin Kurti si një ‘bashkëpuntor’ të Vuçiç që punon për interesat e Serbisë. Nga ana tjetër, njëjtazi, në rrjetet sociale serbe po përdoret për të akuzuar presidentin Vuçiç. Ai u bë shkak edhe për një përplasje në Twitter mes dy politikanëve serbë Zoran Tomić dhe Srđan Milivojević. 

Në të vërtetë, foto e mësipërme është e montuar. Foto origjinale, siç tregon një kërkim i thjeshtë me mjetin Google Images, është nga takimi i kryeministrit Kurti me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias në 9 prill 2022. Në foton origjinale shfaqen Kurti dhe Dendias, trupi i të cilit është përdorur duke i vendosur sipër kokën e Vuçiç. Foto origjinale është postuar më 9 prill në faqet zyrtare në Twitter të Kurtit dhe Dendias.

Foto origjinale

Krahasim i fotos së montuar me atë origjinale

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img