.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëRama: Shqipëria shpenzon dy përqind të prodhimit kombëtar për mbrojtje

Rama: Shqipëria shpenzon dy përqind të prodhimit kombëtar për mbrojtje

MERXHAN DACI

“Ne tashmë shpenzojmë dy përqind të prodhimit tonë të brendshëm bruto në NATO”. Kështu tha Rama për median gjermane NTV pas takimit të tij të fundit me kancelaren Merkel.

Në 17 prill të këtij viti, ministrja shqiptare e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua me Sekretarin Amerikan për mbrojtjen James N. Mattis në selinë e Pentagonit në Washington.

Sipas faqes zyrtare të Mbrojtjes Amerikane, Mattis vlerësoi rritjen më të fundit të Shqipërisë në shpenzimet e mbrojtjes dhe planin e saj për të përmbushur zotimet e vendeve aleate të bëra në samitin e NATO-s në Uells për të shpenzuar të paktën 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje deri më 2024.

Kjo deklaratë konfirmon që Shqipëria nuk e ka përmbushur ende kontributin prej 2% të prodhimit kombëtar bruto për mbrojtjen.

Sipas vetë NATO-s, Shqipëria jep vetëm 1,22% të prodhimit të përgjithshëm bruto për mbrojtje.

Nisur nga këto të dhëna, “Faktoje” e konsideron këtë deklaratë të Ramës si GËNJESHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img