BallinaBurokraciPërgjigje më shumë se e vonuar

Përgjigje më shumë se e vonuar

KLEVIS PALOKA

Nisur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama se pagat për mësuesit e shkollave fillore janë rritur me 10%, “ Faktoje ” nisi një kërkesë për informacion drejt Kryeministrisë për ta pyetur në lidhje me këtë deklaratë të kreut të mazhorancës. “ Faktoje” gjithashtu kontaktoi me stafin e Kryeministrisë dhe nga ana e tyre u premtua se do të kthehej përgjigje brenda afatit.

Por përgjigja nuk erdhi brenda afatit që e përcakton ligji e për këtë arsye, më pas dërguam një ankesë tek Komisioneri, por as nga ana e tyre nuk pati përgjigje.

U deshën 5 muaj që të vihej në dispozicion përgjigja e kërkuar, dhe shkaku i vonesës së kthimit të përgjigjes ishte; për shkak të disa ndryshimeve në strukturën e institucionit”një përgjigje klishe e përsëritur shumë herë nga institucionet shtetërore.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img