INVA HASANALIAJ
Qeveria ka mbrojtur vazhdimisht tezën se koncesioni për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale ka ulur ndjeshëm numrin e infeksioneve post-operatore. Pak muaj më parë “Faktoje” verifikoi një deklaratë të ministrit Arben Ahmetaj. Edhe kryeministri Rama, në një postim në rrjetet sociale deklaroi se Shqipëria ka pasur përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet. Cilat janë janë të dhënat që e vërtetojnë këtë matje?
————————————————————————————————————————————————————-
Koncesioni i sterilizimit të mjeteve kirurgjikale mund të konsiderohet si një nga çështjet e nxehta në duart e qeverisë shqiptare, por edhe të drejtësisë, pas depozitimit të një kallëzimi në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (SPAK) për kostot.
Në 31 janar 2020 kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook deklaronte: “DJE, jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se ia hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet”
Nisur nga deklara e kryeministrit Rama se Shqipëria ka pasur përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet ne vendosëm të komunikojmë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të mësuar shifrat që e ilustrojnë këtë pretendim. Nuk morëm përgjigje nga kjo organizatë, ndaj iu referuam faqes zyrtare të saj, por nuk gjetëm të dhëna për Shqipërinë në lidhje më këtë çështje për asnjë vit.
Më pas kontaktuam me zyrën e kryeministrit Rama, të cilën e pyetëm përmes një kërkesës për informacion për burimin e të dhënave të cilit Kryeministri i referohet për deklaratën e tij.
Kjo është përgjigjia që “Faktoje” mori:
Kryeministria nuk na vendosi në dispozicion statistika që lidhen me infeksionet post-operatore duke na orientuar tek institucionet e tjera.
Hapi i radhës ishte kontrolli i të dhënave në Ministrinë e Shëndetësisë mbi infeksionet post operatore për të cilat edhe më herët kemi marrë të njëjtën përgjigje.
Ministrisa e Shëndetësisë konfrimon se nuk ka një regjistër të infeksioneve spitalore çka do të thotë se nuk ka një matje të mirfilltë të për infeksionet spitalore në vite.
Nisur nga të dhënat që “Faktoje” mblodhi, vendosëm që deklaratën e kryeministrit Rama ta katëgorizojmë si të pavërtetë.