KLEVIS PALOKA
“Do t’ju them që sot ekonomia shqiptare rritet katërfishin e katër vitëve më parë”, kështu shprehej kryeministri Edi Rama në emisionin “ Debati në Channel One” në 1 Mars 2018.
Duke u nisur nga kjo deklaratë e kryetarit të mazhorancës, “ Faktoje” nisi kërkesa për informacion adresuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si edhe Bankës Botërore.
Sipas dy institucioneve rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2013 ishte 1%, ndërsa në vitin 2017 rritja ekonomike ishte 3.8%, duke u nisur nga këto të dhëna, deklarata e kryesocialistit Rama rezulton të jetë E VËRTETË.