BallinaPertej9 dhjetor fillon mësimi, shkollat që nuk hapen në Tiranë

9 dhjetor fillon mësimi, shkollat që nuk hapen në Tiranë

ANXHELA RUÇI

Dëmet nga tërmeti po verifikohen në shumë shkolla në Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin e më gjerë. Vetëm në Tiranë janë 8 shkolla që për arsye sigurie nuk do të hapen as javën e ardhshme. Mbi 1500 nxënës dhe më shumë se 120 mësues do transferohen në shkolla të tjera ku do aplikohet mësimi me turne. “Faktoje” gjeti listën e shkollave që nuk hapen në Tiranë, ndërkohë që verifikimi në terren ende s’ka përfunduar.

————————————————————————————————————————————————————-

Lëkundjet e tërmetrit 6,4 i shkallës rihter që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit sollën dëmtime të mëdha materiale jo vetëm në banesa por edhe në shkolla e kopshte në zonat më të prekura nga lëkundjet e forta.

Prej ditës kur ndodhi tërmeti, shkollat në zonat ku është shpallur gjendja e jashtzakonshme janë mbyllur dhe Ministria e Arsimit ka njoftuar për të disatën herë shtyrjen e procesit mësimor dhe afati më i largët deri tani është 9 dhjetori.

Numri i shkollave në rang kombëtar që nuk hapin përkohësisht dyert për nxënësit

11 shkolla në Durrës

10 shkolla në Krujë

8 shkolla në Tiranë

3 në Kurbin

1 në Shijak

1 në  Vorë,

1 në Kavajë

1 në Lezhë

1 në Elbasan

1 në Fier

Duke qenë se disa shkolla nuk mund të hapen për shkak të dëmeve nga tërmeti, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka marrë masa që nxënësit dhe mësuesit të transferohen në “shkolla pritëse”, për të vazhduar mësimin kryesisht në turnin e dytë dhe procesi të vazhdojë normalisht.

“Faktoje” ka mundur të siguroj emrin e shkollave në Tiranë në të cilat nuk mund të nis procesi mësimor ditën e hënë të 9 dhjetorit. Sipas burimeve zyrtare deri ditën e sotme janë 8 shkolla/kopshte 1572 nxënës dhe 123 mësues të cilat do të transferohen në “shkollat pritëse”.  Ky numër nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshoj pasi verifikimet në terren vazhdojnë.

 

Për transferimin e nxënësve dhe mësuesëve në shkollat pritëse janë marrë masa për të siguruar transportin, deri në një moment të dytë që kjo situatë të marrë zgjidhje. Shifrat zyrtare tregojnë për rreth 4800 nxënës dhe 650 mësues të prekur nga dëmet në banesa.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi sot se përveç dy shkollave në Pezë dhe Pezë të Vogël, ka dhe shkolla të tjera në Vorë, Durrës, Shijak dhe Krujë të cilat do të shemben, por emrat e tyre nuk janë bërë publike për median.

Që prej datës 26 nëntor e në vijim procesi mësimor është ndërprerë në qarkun e Durrësit, Tiranës Lezhë. Po ditën e sotme, ministrja e Arsimit njoftoi datat se kur do të fillojë mësimi në qytetet që ka pasur dëmtime në institucione publike.

Në datën 5 dhjetor fillon mësimi normalisht në shkollat në Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Kamëz, Kavajë, Vorë. Ndërsa në Tiranë, Durrës dhe Kurbin mësimi do të nisë më 9 dhjetor për shkak të dëmtimeve në shkolla dhe kohës që duhet për rikonstruksion. Po në datën 9 dhjetor do të nisë mësimi për fëmijët që janë strehuar në hotel pas dëmtimeve që kanë në banesat e tyre.

Pavarësisht se data 9 dhjetor në kalendar është ditë pushimi, shkollat bëjnë përjashtim për të rifituar kohën e humbur nga situata e tërmetit.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img